Futboll Kategoria Superiore Sport

NGJESHJA E JAVËVE NË SUPERIORE/ Mema kundër kalendarit: Nuk është mirë tri ndeshje…

Ka çuar Tiranën në krye të kampionatit që javën e parë. Ardian Mema, gjithsesi është me këmbë në tokë dhe kërkon nga ekipi i tij që të bëjë më të mirën, sidomos në sfidën me Teutën që është edhe takimi i vërtetë i bardhebluve këtë fillimsezoni. Pas ndeshjes me Luftëtarin, Mema foli për takimin e radhës që luhet të martën në “Selman Stërmasi”.

“Ne kemi fituar në fushë. Statistikat tregojnë se ne kemi bërë shumë pasime, por nuk kemi kërkuar thellësi drejt portës dhe kjo nuk solli golin nga ana jonë, por me një gabim të kundërshtarit. Ishim Superiorë në çdo aspekt. Tani Tirana do të masë forcat me Teutën.

Nga ana e vet, trajneri Ardian Mema po bën gati takimin me Teutën për të cilin ka shumë pak ditë në dispozicion. “Duhet të shoh në televizor ndeshjen që ka fituar Teuta, sepse ka rëndësi si e fiton një takim. Ama, Teuta është një skuadër shumë e fortë. Vjet ka qenë mes tri të parave dhe nuk e ka humbur atë forcën e shkëlqimin, si për sa u përket lojërave dhe grupit që ka këtë sezon”, vazhdoi më tej trajneri i Tiranës.

Mema foli edhe për ngjeshjen e javëve të Superiores dhe për ndalesën e gjatë të Kombëtares, që sipas tij është e pavend. “Për futbollin shqiptar nuk është mirë që të luajë brenda një jave tri ndeshje. Është federata që e ka vendosur një gjë të tillë. Do të luajë Kombëtarja, por megjithatë ne do të përgatitemi sipas kalendarit”, është shprehur Ardian Mema.

Related posts

FLORIAN MARKU ZBRET NË RING DOT/ Shfaqet optimist pak orë para përballjes: Është dita ime

Delo.autor

Gjoka: Nëse varemi nga gjykimi, atëherë do të jetë e frikshme

Sadik.Autor

Zidane e shpreh hapur: Përzgjedhja e lojtarëve për finalen e Champions do jetë një dhimbje koke

Sadik.Autor

Leave a Comment