Futboll La Liga Sport

DEBUTOI NË LA LIGA/ Ja reagimi i “Pleshtit” ndaj 14-vjeçarit që shkroi historinë me Barcelonën (FOTO)

Barcelona po vuan nga dëmtimet, pasi Lionel Messi, Luis Suarez dhe Ousmane Dembele kanë munguar në duelin kundër Real Betis.

Për pasojë në këtë përballje debutuan dy talente të rinj në La Liga. Carles Perez ishte titullar dhe shënoi gol në fitoren 5-2 ndaj Real Betis, ndërsa në 12 minutat e fundit të ndeshjes u fut në fushën e lojës 16-vjeçari, Anssumane Fati.

Sulmuesi anësor është bërë pjesë e historisë së Barcelonës, pasi debutimi i tij në La Liga erdhi në moshën 16 vjeç, nëntë muaj e 25 ditë.

Por për të ardhur deri te debutimi me katalanasit, Anssumane Fati duhej të merrte leje nga prindërit e tij për të luajtur kjo për shkak të rregullave të La Ligas që nuk lejon lojtarët e mitur pa pëlqimin e një prindi.

Anssumane Fati për rreth 15 minuta sa qëndroi në fushën e “Camp Nou” bëri paraqitje të mirë duke pasur disa depërtime të shkëlqyera.

Talenti nga Guinea-Bissau është lojtari i dytë më i ri në histori të Barcelonës që ka luajtur në La Liga. I pari mbetet Vicente Martinez që kishte debutuar me fanellën e Barcelonës në vitin 1941 me 16 vite, nëntë muaj e shtatë ditë.

E për debutimin e tij dhe të Carles Perez ka shkruar edhe Lionel Messi duke i përgëzuar dy talentet e La Massias.

“Paraqitje e shkëlqyer nga të gjithë. Tri pikët e para në La Liga dhe me të vërtetë i lumtur për të parë lojtarët e akademisë, duke bërë realitet ëndrrën e tyre. Ata luajtën lojën e parë zyrtare në Camp Nou dhe shënoi”, shkroi Messi.

Gran partido de todos, 3 primeros puntos en LaLiga y muy feliz por ver a los chicos de la casa cumpliendo sus sueños de…

Gepostet von Leo Messi am Sonntag, 25. August 2019

Related posts

UEFA me dorë të rëndë, Atletico pa trajner në finalen e Europa League

Sadik.Autor

FITORE E ARTË PËR MBIJETESË/ Tirana “zhyt” Durrsakët, “revolucioni” i Memës dështon

Delo.autor

BORA NË KRYEQYTET/ Ja si janë zbardhur “Air Albania” dhe “Selman Stërmasi”… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment