Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS BARAZIMIT NDAJ BYLIS/ Flet Sulmuesi Zogaj: Nëse vazhdojmë kështu, do…

Sulmuesi i Vllaznisë, Silvio Zogaj, u shpall lojtari më i mirë në sfidën mes Bylisit dhe shkodranëve, dhe ai foli për gjendjen e ekipit të tij.

Sfida ndaj Bylisit…

Kemi nisur me vonesë, por në krahasim me ekipet e tjera, Vllaznia kishte kohë për të përgatitur sezonin. Shumica ishte nga viti i kaluar. Përgatitjet kanë shkuar mirë, dhe jemi konsoliduar mirë. Fillimi ishte surprizë. Laçi ka bërë paraqitje të mira në Europë, por takimin e kishim përgatitur mirë. Edhe sot, barazimi nuk është keq. Fusha është e vështirë.

Sa ka ndikuar trajneri te Vllaznia?

Për një ekip të ri që sa ngjitet nga Kategoria e Parë, ka dorë trajneri të ketë një fillim të ri. Me disiplinë dhe me fazën përgatitore ka ndikim. Ka sjellë lojtarët e duhur. Nëse vazhdojmë kështu, do ecim përpara.

Golin e parë e keni ruajtur për Tiranën?

Shpresoj të shënoj me Tiranën, jo një, por dy gola. Detyra e sulmuesit është të shënojë, por është një rol i ri për mua. Po mundohem të ambientohem, po jap maksimumin, dhe do punoj më shumë për finalizimin që të arrij te goli.

Edhe Salihi mesfushor e ka nisur, por më pas u bë sulmues…

Unë shpresoj që të shënoj aq sa Salihi.(qesh)

Related posts

NJË NGA 3 EKIPET SHQIPTARE NË EUROPË/ Klubi kampion “përfiton” nga federata për përballjen e madhe

Delo.autor

“NAPOLI ËSHTË FAVORIT PËR TITULL”/ Capello analizon Serinë A: Milan ka bërë dy lëvizje të bukura

Delo.autor

Nuk është hera e parë, ja sezonet kur Vllaznia ka zbritur nga elita

Sadik.Autor

Leave a Comment