Futboll Sport

SFIDA NDAJ ÇEKISË PËR “EURO 2023″/ Mesfushori Lakti: Shpresojmë të kalojmë fazën e grupeve

Shqipëria U-21 është duke zhvilluar përgatitje intensive për ndeshjen eliminatore ndaj Republikës Ҫeke, që do të luhet në transfertë më 6 shtator, në orën 18:00. Trajneri Alban ka vendosur të zhvillojë nga dy seanca stërvitore në ditë, për të qenë në formë maksimale përpara një transfertë të vështirë.

Dy mesfushorët e Shpresave, Erald Lakti dhe Marsel Ismajlgeci kanë dhënë nga një prononcim për mediat duke rrëfyer dhe gjendjen aktuale të grupit

Erald Lakti– “Jam shumë i lumtur që jam këtu, sepse ky është grumbullimi i parë për mua. Kisha marrë një ftesë në muajin mars por për shkak pandemisë nuk kam pasur mundësi me ardh. Tani ndihem i lumtur. Jemi një ekip shumë i mirë, unë sot zhvillova stërvitjen e parë dhe e shikoj me një perspektivë të mirë ndeshjen me Republikën Ҫeke dhe besoj se do të arrijmë të marrim rezultat pozitiv. Unë shpresoj që të kalojnë fazën e grupeve dhe do të ishte një objektiv dhe arritje shumë e madhe për Kombëtaren tonë. Ndihem shumë mirë fizikisht, në fundjavë kam pasur ndeshje dhe sot u bashkova me skuadrën në stërvitje këtu. E ndjej veten mirë, do të jap maksimumin për fanellën”

Marsel Ismajlgeci-  “Gjithmonë është një nder dhe kënaqësi e veҫantë të ftohesh nga Kombëtarja U-21. Gjëndja e skuadrës është shumë mirë momentalisht. Presim edhe 2-3 lojtarë të tjerë të na bashkohen dhe besoj se do të bëjmë një punë të mirë. Ne shpresojmë që këto eliminatore të arrijmë një sukses të madh duke kaluar në randin final të Kampionatit Europian”, u shpreh Ismajlgeci.

Related posts

PLAS TEK JUVENTUS/ Higuain “SULMON” trajnerin, ndërhyjnë Bonucci dhe Dybala (VIDEO)

Delo.autor

STATISTIKA/ Nga ndeshja me Sasuolon te kryegolashënues i Seria A , njihuni me shifrat e Ronaldos

F.autor

“THE SUN” PUBLIKON LISTËN/ Nga Klitschko tek Mayweather, njihuni me 10 boksierët më të pasur në botë

Delo.autor

Leave a Comment