Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS FITORES NDAJ VLLAZNISË/Trajneri Mema i mërzitur: Lojtarët paguhen për të…

Ardian Mema u duk i kënaqur me fitoren ndaj Vllaznisë në Shkodër, por kërkon nga ekipi i tij më shumë thjeshtësi, si edhe më shumë gola.

Tekniku i Tiranës tregon edhe se rasti i Vllaznisë që në fillim ishte penallti, ndërsa tregoi edhe për atë që nuk i pëlqen te ekipi.

Është kjo Tirana që keni në mendje?

Pjesa e parë na vuri në vështirësi Vllaznia. Jo se po bënte sulme, por ishte një kundërshtar që luftoi shumë. Dhe, po mundonte të na kapte në befasi. Kjo ishte pjesa e parë. E dyta, na lëroi edhe prej golit. Mendoj se duhej të shënonim më tepër, isha i mërzitur te kjo pjesë. Mund të shkonim 4 apo 5 me zero. Me këto lojtarë, do flas, sidomos me ata me më tepër eksperiencë. Duhet të shënojnë, të bëjnë punën e tyre, për atë paguhen. Ne duhet të bëjmë fitoret, jo shoë.

Hasani ka shpërdoruar shumë. I referoheni atij, apo e të tjerë?

Nuk po them vetëm për Hasanin, ka edhe të tjerë. Hasani e bëri punën e tij shumë mirë, por duhet të jetë më i thjeshtë. Kjo do na çojë përpara.

A funksionoi dyshja e mesfushës, Çelhaka-Batha? Ekipi të rri gjatë në fushë…

Dy qendrat e mesfushës ishin poshtë, më pas ngrita Bathën. Vërjejtja juaj është e drejtë, dy qendrat duhet të shkurtojnë më tepër, flas për qendrat e mbrojtjes. Këto do jenë pjesa e analizës sime.

3 ndeshje, 0 gola të pësuar. Ka ndryshuar mbrojtja?

Mendoj se ardhja e Osmanit është vlerë e shtuar te ne. E bën punën shumë mirë. E kam dhe si zëdhënësin tim në fushë, e mban ekipin në vëzhgim. Jep info edhe për të tjerët. Osmani ka qenë pjesa e rëndësishme e mbrojtjes këto tre ndeshje. Edhe kundërshtari ka pasur mundësi, por të ndihmon edhe fati ndonjëherë. Të shohim në ditët në vazhdim, ndeshjet do jenë edhe më të forta.

E prisnit kaq shumë tension në Shkodër? A ju favorizoi arbitri duke mos akorduar një penallti që në fillim?

Këto janë pjesë të lojës, rastin nuk e pashë. Më thanë që Çelhaka ka bërë faull. Mendoj se është penallti. E vërtetë. Lojtarët tonë duhet të kenë shumë kujdes te zona. Tensioni në fushë ishte i panevojshëm fare. Filloi që te Lika kur kërkoi penallti. Ajo e para ishte, por kjo e Likës nuk e di. Ne duhet të ulim tensionet si klube, ndeshjet duhet të zhvillohen në kushte normale.

Related posts

(FOTO) Ndjekësit në Twitter, këta lojtarë lënë pas disa klube të Premier Ligës

Q.Autor

“FRANCE FOOTBALL”/ Lë pas Mbappe, Benzema merr çmimin prestigjioz në Francë (FOTO)

Delo.autor

RUAN ECURINË/ Camara bën diferencën, Teuta bën liderin në Korçë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment