Sport Të tjera

MESDHETARET E PLAZHIT/ Organizohet nga Komiteti Olimpik Grek, ja delegacioni kuqezi në “Patras 2019”

Në Patras të Greqisë ka nisur edicioni i dytë i Lojërave Mesdhetare të Plazhit, event që organizohet nga Komiteti Olimpik Grek. Në këtë turne Mesdhetar përfaqësohet edhe vendi ynë me 35 sportistë, që do të garojnë në 7 disiplina sportive.

Sipas një informacioni që jep Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), vendi ynë do të marrë pjesë në sportet: Aquathlon, Beachvolley, Fin-Swimming, Mundje plazhi, Rowing Beach-Sprint, Futboll Plazhi dhe Hendboll Plazhi.

Të djelën në mbrëmje është zhvilluar edhe ceremonia e hapjes së këtij eventi Mesdhetar, ku marrin pjesë shtetet që lagen nga Deti Mesdhe. Shqipëria ka pretendime modeste në këtë event, që do të zhvillohet më datat 25-31 gusht.

Delegacioni kuqezi ne Patras 2019

Related posts

ASLLANI DHE MUÇI/ Presidenti i Beshiktashit del në konferencë dhe jep shpjegime: Nuk na ka kontaktuar!

F.autor

Spanjë U21-Shqipëri U21/ Vetëm 4 minuta lojë, spanjollë kalojnë në avantazh

Isa.Autor

GODITJE E RËNDË PËR GJERMANINË/ “Ylli” i Bayern Munich humbet botërorin

F.autor

Leave a Comment