Futboll Premier League Sport

“POGBA DO TË GODASË SËRISH”/ Solskjaer sqaron edhe çështjen Sanchez: Po negociojmë…

Ole Gunnar Solskjaer, ka dal sot të flasë para mediave për sfidën e javës së 3 të ‘Premier League’ kundër Crystal Palace. Fillimisht trajneri i Manchester United foli për 11 metërshat, pas dështimit të Pogba-s javën e kaluar për të shënuar kundër Ëolves, ç’ka i hoqi ekipit 2 pikë, pasi ndeshja më pas u mbyll me shifrat 1-1.

“Penalltia e Pogba-s? Ai ka një karakter shumë të fortë, por nuk mund ta besoj se edhe këtë sezon jemi duke biseduar për të. Gjithsesi jam i sigurtë që do ta shikoni sërish Pogba-në të godasë një penallti për Manchester United. Ne jemi duke praktikuar goditjet e penalltive dhe Pogba me Rafshord janë zgjedhur si gjuajtësit e tyre.”

Solskjaer më pas foli edhe për Alexis Sanchez, futbollistit që sipas të gjitha gjasave do të kalojë te Interi. Edhe pse nuk përmendi emra trajneri norvegjez e pranoi se po negociohet për shitjen e tij.

“Po, është e vërtetë. Jemi duke negociuar me disa klube për shitjen e Alexis Sanchez. Nuk  mund ta mohoj diçka të vërtetë.”

Related posts

REAL MADRID-MALLORCA/ Pas një asist nga Benzema, Asensio ndëshkon për “Los Blancos” (VIDEO)

Delo.autor

“Këpuca e Artë”, të gjithë në ndjekje të “faraonit” Salah

Sadik.Autor

FLAMURTARI-LUFTËTARI/ “Festival” golash! Vlonjatët “argëtohen” me skuadrën gjirokastrite (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment