Futboll Seria A Sport

Pagesat e menaxherëve, klubet italiane që shpenzojnë më shumë

Janë publikuar bilancet e klubeve të Serisë A për vitin 2017, teksa ajo që bie në sy është një rëni e shpenzimeve në pagesa për menaxherët e futbollistëve.

Ndryshe nga Premier League, që është një parajsë për menaxherët, në Itali po shpenzohet gjithnjë e më pak në këtë drejtim. Nëse në vitin 2016 ishin shpenzuar 193 milionë euro për menaxherët, në vitin 2017 kjo shifër ka rënë në 138 milionë euro.

Ashtu si në 2016-ën, edhe në 2017-ën, Juventusi kryeson listën e shpenzimeve në këtë zë, me 42.3 milionë euro, i ndjekur nga Roma me 22.9 dhe Milani me 21 milionë euro.

Vlen të përmendet se Interi e ka reduktuar në masë të madhe këtë zë të buxhetit, teksa nga 23.4 milionë euro në 2016-ën, ka paguar vetëm 3 të tilla vitin e kaluar.

Related posts

SYNON PËRFORCIME TË MËDHA NË VERË/ Drejtori i Interit takim me klubin e Barcelonës, përcaktohet çmimi për dy “katalanasit”

Delo.autor

ANALIZA/ U tradhtua nga lojtari më i mirë, ja pse Gjermania e Low u eliminua nga Anglia

Delo.autor

HAKMARRJE EPIKE E MODRIÇ NDAJ SALAH/ Ja çfarë i tha kroati sulmuesit të Liverpulit pas finales së Champions-it

F.autor

Leave a Comment