Futboll Sport

PROBLEMET FINANCIARE/ Rikrijohet ekipi nga e para, nis nga Serie D klubi i njohur Italian…

Klubi i Palermos është detyruar që të nisë përsëri gjithçka nga amatorët, për shkak të problemeve financiare dhe falimentimit nën administrimin e mëparshëm.

Thuajse të gjithë lojtarët që ishin pjesë e ekipit u larguan, për të mos zbritur në Serinë D me klubin, ndaj administrata e re është e detyruar që të rikrijojë nga e para ekipin, duke u bazuar te talentet e rinj të cilët do të jenë pjesë e një plani disavjeçar që ka si synim kthimin sa më parë në elitën e futbollit italian.

Pjesë e këtij projekti duket se do të jenë edhe dy të rinj shqiptarë, të cilët janë shumë pranë firmës me klubin e Palermos për edicionin e ri.

Erdis Kraja, mesfushori 19-vjeçar i Atalantës, pjesë e skuadrës kampione të një edicioni më parë në kampionatin e të rinjve në Itali, është nisur drejt Palermos për të firmosur atje fillimisht në huazim për të treguar vlerat e tij.

Djaloshi ka qenë pjesë e përfaqësueseve të moshave të Shqipërisë dhe pritet që në vitet në vijim t’i bashkohet edhe asaj U21.

I njëjti rrugëtim edhe për Masimiliano Dodën, një futbollist 18-vjeçar polivalent si mbrojtës apo mesfushor në krahun e djathtë, i cili ka luajtur me përfaqësuesen e moshave U17 dhe pritet që në këtë edicion të aktivizohet me U19 të Shqipërisë.

Lojtari është në pronësi të Sampdorias, por mes palëve ka negociata dhe pritet që shumë shpejt edhe ai të ndërmarrë të njëjtin rrugëtim si Kraja për të veshur fanellën e Palermos e për t’u bërë pjesë e një projekti shumë interesant për të kthyer në elitë një klub historik italian.

Related posts

“MË KËRKOVE SHUMË PARA…”/ Cannavaro “demaskon” Balotellin “live” në Instagram

Delo.autor

SFIDA ÇEREKFINALE NDAJ BELGJIKËS/ Jorginho: “Topin e Artë” nuk e dua. Ju shpjegoj si ndalet De Bruyne

Delo.autor

KA RILINDUR/ ROBBEN shijon rolin e tanishëm tek Bayern me gola dhe spektakël

Isa.Autor

Leave a Comment