Futboll La Liga Sport

PSG PRESION BARCELONËS/ Drejtuesit mblidhen për ofertën e fundit ndaj Neymar-it

Barcelona duhet të dorëzojë ofertën finale për brazilianin Neymar.

PSG dhe ylli i ekipit po i bëjnë presion katalanasve që të veprojnë, ose kjo pistë të braktiset përfundimisht. Dëshira e të gjithëve është që të ndodhë, por gjasat janë që kjo lëvizje të mos realizohet.

“El Chiringuito” bën me dije se kupola drejtuese e katalanasve është mbledhur sot dhe po mendon ofertën finale për PSG. Kapiteni Lionel Messi u ka kërkuar drejtuesve që ta sjellin Neymarin në Camp Nou, pasi do të ishte një ndihmë e madhe për skuadrën.

Ata janë dakordësuar me diçka të tillë, por problemi kryesor janë financat. Barcelona nuk ka mjaftueshëm para sa kërkojnë kampionët e Francës, shifrën e 222 milionë eurove, por do të mundohen të paraqesin një ofertë të kombinuar me kartonin e ndonjë futbollisti, ose huazim me detyrim blerjeje në fund të sezonit.

Related posts

MILAN-ROMA/ Veretout barazon me penallti, polemika në Itali (VIDEO)

Delo.autor

PAS PREZANTIMIT/ Paga më e ulët në klub dhe klauzole e frikshme lirimi, Dani Alves vjen me risi te Barcelona

Delo.autor

RRËFEN VËSHTIRËSITË E HASURA NË ITALI/ Lautaro Martinez: I shpjegova Spallettit se babai im ka qenë…

Delo.autor

Leave a Comment