Futboll Sport

“PYJET E SHIUT”/ Zjarret shkrumbojnë Amazonën, Mbappe e Ronaldo thirrje për solidarizim

Prej ditësh, “Pyjet e shiut” në Amazonë janë përfshirë nga vatra të mëdha zjarri. Një pjesë e mirë e pyllit është shkrumbuar, teksa era e fortë favorizon përhapjen e flakëve me shpejtësi skëterre.

Situatë që ka ngjallur reagimin e një komuniteti të madh personazh publik, ku nuk munguan as ato të sportit. Përmes rrjeteve social, Kylian Mbappe dhe Cristiano Ronaldo ftuan çdo banorë të tokës që të ndihmojë sado pak për të shuar flakët, pasi po shuhet një mushkëri e vërtetë e botës.

“Amazon prodhon më shumë se 20% të oksigjenit në botë dhe po digjet në 3 javët e fundit.”-shkruan Ronaldo. Ndërkohë, kampioni i Botës, solidarizohet me banorët aty, ku shkruan “Pray for Amazona (lutuni për Amazonën)”

Related posts

JUVENTUS JEP LAJMIN/ Operacioni i De Ligt kalon me sukses. Ja sa do mungojë mbrojtësi

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Inter vihet në ballë të luftës ndaj epidemisë, dhuron edhe 500 mijë euro

Delo.autor

Galatasaraj interesohet për sulmuesin e Milanit

Sadik.Autor

Leave a Comment