Futboll La Liga Sport

REAL MADRID KA NJË “GUR TË ÇMUAR”/ Eden Hazard vlen më shumë se 9 klube të La Ligas

Eden Hazard është një nga yjet e futbollit botëror që u transferua këtë verë në La Liga. Lojtari belg i Realit të Madridit do të debutojë zyrtarisht në fundjavë kundër Selta Vigos dhe do të ketë të gjithë vëmendjen e mediave dhe tifozëve. Ai pa dyshim është një nga transferimet më të bujshme dhe më të rëndësishme të kësaj vere.

Në momentin kur Reali i Madridit mbylli akordin me Çelsin në një operacion që kapi vlerën 100 milionë euro, e gjithë bota foli për të. Lojtari dëshironte të firmoste, Zidan e konsideronte të rëndësishëm për projektin e tij dhe më në fund erdhi oferta e Realit që e veshi me fanellën e bardhë.

Eden Hazard është një nga lojtarët më mediatikë në botë dhe të gjithë flasin për të. Pasi bëri histori me Çelsin në kampionatin anglez, ai u transferua në Spanjë për të bërë të njëjtën histori. Sulmuesi madrilen kushton 150 milionë euro, sipas faqes së specializuar “transfermakt”.

Vetëm Kilië Mbape (200 milionë) dhe Nejmar (180 milionë euro) e parakalojnë lojtarin e Realit të Madridit, i cili mban vendin e tretë të klasifikimit.

Vlera e tij në merkato ka një vëmendje të veçantë në kampionatin spanjoll, sepse ai vlen më shumë sesa 9 klube të tjera të La Ligës. Eden Hazard i vetëm i mund ato për vlerën në merkato. Një shifër e frikshme që tregon potencialin e Realit të Madridit në Spanjë, por edhe në nivelin botëror.

YLLI I RI- Në La Liga ka ardhur një kampion i ri dhe shifra të tilla dëshmojnë qartazi se Reali i Madridit ka transferuar një nga yjet e futbollit botëror. Në letër duket se nuk do të ketë histori, por Hazard ka nevojë për mbështetjen e shokëve për të arritur rezultatet.

Vlera e skuadrave

Këto skuadra që kushtojnë më pak sesa belgu nuk mund të mposhten lehtësisht. Për më tepër, Reali nuk ka qenë në një moment të mirë dhe faza përgatitore ka treguar se duhet shumë punë për të mos bërë gabime.

Related posts

Mungon ‘ylli’ i Tottenhamit, dëmtohet para ndeshjes kundër Juventusit

Q.Autor

NGA XHAKA TE POGBA/ 8 lojtarë që shkëlqejnë me kombëtaret por vuajnë me klubet

Delo.autor

MANCHESTER CITY-CARDIFF/ Guardiola synon fitoren për të marrë kreun e Premier (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment