Futboll Sport

RRËFIM I PAZAKONTË/ Zbulon mesfushori holandez: Klopp veshi mbathjet e Ronaldos para…

Georginio Wijnaldum ka zbuluar se si trajneri i Liverpoolit, Jurgen Kloppit, mbajti fjalimin para finales së Champions Leagues me brekët e Cristiano Ronaldos të veshura.

Bëhet fjalë për finalen e vitit 2018 përballë Real Madridit që kërkonte ta fitonte titullin e tretë radhazi të këtij turneu.

Sigurisht që përballë ekipit me më shumë trofe në kompeticionin më të rëndësishëm presioni është shumë i madh, por Klopp edhe para asaj sfide e ka bërë si duhet punën e tij, duke hequr presionin me një gjest vërtet qesharak, zbulon mesfushori holandez, Georginio Wijnaldum për “Goal”.

Duke qenë i vetëdijshëm për presionin e madh që kishin lojtarët e tij para finales së Kievit, trajneri gjerman shkoi në një takim me futbollistët pasi kishte veshur bokserat e markës së Cristiano Ronaldos.

“Ne pamë se ai kishte veshur mbathje të shkurtra (boksera) të Cristiano Ronaldos. Këmishën e kishte futur pikërisht në mbathjet që kishin logon CR7. Të gjithë futbollistët në dhomën e zhveshjes u shtrinë në dysheme duke qeshur. Ky episod me të vërtetë theu akullin. Zakonisht në ato situata, të gjithë janë seriozë dhe të përqendruar. Por ai ishte i qetë dhe e bëri këtë shaka. Klopp ka bërë me qindra shaka të tilla. Nëse shihni se menaxheri juaj është me të vërtetë i sigurt dhe i qetë, do të ketë efekt tek lojtarët. Ai bën figurën e babait me ato gjëra për lojtarët. Me shakatë dhe gjuhën e tij të trupit, ai u heq presionin e lojtarëve”.

Pavarësisht se e humbën atë finale, lojtarët e Liverpoolit bënë mrekullinë një vit më pas,  duke mposhtur Tottenham në finale.

Related posts

SFIDA PORTUGALI-FRANCË/ Kampioni i botës sfidon idhullin e tij

Delo.autor

Traineri Danimarkës: Eriksen është shumë më i mirë se Modric

Sadik.Autor

TIRANA-SKËNDERBEU/ Ndeshje e “çmendur” në kryeqytet, realizohen 2 gola për 2 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment