Futboll Sport

Botërori i Rusisë, kjo është ëndrra e madhe e Diego Godin për Uruguain

Diego Godin ka zbuluar se nuk mund të ndalojë së menduari për Kupën e Botës dhe shprehu dëshirën e tij për t’u bërë uruguaiani i parë në 68 vite për të marrë trofeun.

Jules Rimet ia dorëzoi trofeun Obdulio Varela-s – megjithëse në rrethana të çuditshme – në Maracana në vitin 1950, ndërsa La Celeste arriti në gjysmëfinale tri herë më pas, por ata kurrë nuk kanë shkuar më tej, duke humbur ndaj Hungarisë në vitin 1954, ndaj Brazilit në vitin 1970 dhe kundër Holandës në vitin 2010. Tetë ekipe kanë më pak shanse se Uruguai për të fituar Botërorin e Rusisë 2018, por kjo nuk e ndalon fantazimin e qendërmbrojtësit të Atletico Madridit.

“Nuk kalon asnjë ditë që unë të mos ndalem se menduari rreth Kupës së Botës”, tha Godin për “Radio Rincon”. “Unë ëndërroj që të ngre këtë trofe, normalisht do ta bëj. Ne jemi kualifikuar më së miri në Kupën e Botës. Më e rëndësishmja është se askush nuk është dëmtuar, se çdokush është në momentin më të mirë fizik”.

Godin beson se sekreti i prosperitetit të Uruguait nën drejtimin e Oscar Tabares – i cili tejkaloi pritshmëritë në Botërorin e Afrikës së Jugut në vitin 2010, fitoi Kupën e Amerikës në vitin 2011 si dhe mundi Anglinë 2-1 dhe Italinë 1-0 në Brazil 2014 – ka qenë në stabilitet duke luajtur vetëm me pikat e forta, ku përfshihen Edison Cavani dhe Luis Suarez që kanë shënuar respektivisht 50 dhe 42 gola në një periudhë shumë të shkurtër kohore.

“Suksesi më i madh i këtij ekipi është se, në tetë vite që prej Afrikës së Jugut, ne kemi mbajtur një ritëm – në kualifikueset e Kupës së Botës, në Kupën e Amerikës”, tha lojtari që ka luajtur 116 herë me fanellën e Uruguait. “Aty është një bazë lojtarësh të cilët vijojnë që të jenë mjaftueshëm të mirë për të konkurruar dhe, pavarësisht kësaj, janë bërë disa ndryshime ku janë përfshirë lojtarë të rinj, të atyre që kanë eksperiencë në Europë apo në ekipet zinxhir të kombëtares”.

“Por, ekipi kombëtare kurrë nuk e ka humbur stabilitetin. Unë përherë them të njëjtën gjë: është mirë që lojtarët e rinj bashkëpunojnë në ekip. Lojtarët të cilët kanë ardhur kanë karakteristika të ndryshme. Uruguai tashmë ka më tepër zotërim të topit, luan me volum të lartë. Është mirë, këto janë ndryshimet që kanë përmirësuar ekipin”.

32-vjeçari se Uruguai duhet që të marrë maksimumin, pasi në fazën në grupin A do të përballet me Egjiptin, Arabinë Saudite dhe Rusinë. “Personalisht, ky do të jetë Botërori im, sepse kam eksperiencën, vitet, si dhe momentin tim më të mirë sportiv. Këto janë arsyet pse unë jam plotësisht i bindur se do të fitojmë”.

Related posts

Besiktas bën ofertë për Welbeck, Arsenali jep përgjigjen zyrtare

Q.Autor

Serbët bëhen bashkë me rusët në sfidën ndaj Zvicrës (FOTO)

Sadik.Autor

REVOLUCION NGA THEMELET/ Arsenal përgatit tre yje me “valixhet” gati, ja emrat

Delo.autor

Leave a Comment