Champions League Futboll Sport

SA PIKË MORËN MESSI DHE CR7? Ja lista e plotë për çmimin e UEFA-s

Virgil Van Dijk është shpallur lojtari më i mirë i vitit nga UEFA.

“Ylli” i Liverpoolit u shpall su mbrojtësi më i mirë i vitit nga UEFA, pas sukseseve të tij me Liverpoolin në Ligën e Kampionëve dhe me Holandën në Ligën e Kombeve.

Van Dijk mposhti Messin me mbi 100 pikë më shumë në votimet për lojtarin më të mirë të UEFA-s. Këtu votuan trajnerë nga secila skuadër e sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve dhe Europa Leagues, si dhe 55 gazetarë.

Çdo anëtar i jurisë zgjodhi tre futbollistë, duke i dhënë zgjedhjes së parë 5 pikë, të dytit 3 pikë dhe të tretit 1 pikë.

Lista e plotë e top dhjetëshes për lojtarin më të mirë të vitit të UEFA-s:

1. Virgil van Dijk (Liverpool & Holandë) – 305 pikë

2. Lionel Messi (Barcelona & Argjentinë) – 207 pikë

3. Cristiano Ronaldo (Juventus & Portugali) – 74 pikë

4. Alisson (Liverpool & Brazil) – 57 pikë

5. Sadio Mane (Liverpool & Senegal) – 51 pikë

6. Mohamed Salah (Liverpool & Egjipt) – 49 pikë

7. Eden Hazard (Chelsea/Real Madrid & Belgjikë) – 38 pikë

8. = Matthijs de Ligt (Ajax/Juventus & Holandë) – 27 pikë

8. = Frenkie de Jong (Ajax/Barcelona & Holandë) – 27 pikë

10. Raheem Sterling (Manchester City & Angli) – 12 pikë

Related posts

LAVDËRON SKUADRËN KUNDËR BUNLEY/ ​Shaqiri: Duhet të jemi të…

Isa.Autor

Zyrtare: Mesut Ozil lojtar i Arsenalit deri më 2021

Q.Autor

ZBULON PRAPASKENËN/ Mancini: Balotelli s’më kërcënoi, por…

Delo.autor

Leave a Comment