Futboll Sport

“SERIE A ËSHTË MË LART SE BUNDESLIGA”/ Boateng tregon sekretin: Pas Milan mund të transferohesha tek…

Kevin-Princ Boateng, vetëm pak ditë më parë është zyrtarizuar si lojtari më i ri i Fiorentinës.

Pas sezonit të fundit ku luajti për 6 muaj te Sasuolo, dhe 6 muajt e tjerë të Barcelona, sulmuesi ganez tani do të nisë një aventurë të re në Firence.

32-vjeçari ka dhënë një intervistë për “La Nazione”, ku shprehet: “Kam pasur ofertë edhe nga Aintraht Frankfurti, por mendoj se këtë vit Serie A është më lart se Bundesliga. Do të jetë një sezon argëtues, dhe kjo është një nga arsyet pse zgjodha të qëndroj në Itali. Këtu jam gjithashtu edhe falë Melisës, kishte një rol të rëndësishëm në përzgjedhjen e Firences. Ajo është e dashuruar me qytetin dhe e njeh mirë, kështu që ajo më shtyu për këtë zgjedhje. Askush nuk e di, se pas Milanit unë kisha mundësinë të transferohesha te Junajtid, por Sër Aleks Ferguson, pyeti veten se në cilën pozitë mund të luaja. Gjithsesi transferimi nuk ndodhi, dhe unë fillova të përqendrohem, për të qenë më specifik në qasjen time.”, u shpreh ganezi.boateng

Gjithashtu ai foli edhe për shokun e skuadrës Kieza, i cili është një nga lojtarët më të mirë të ekipit: ”Është i jashtëzakonshëm, më besoni Kieza është një nivel tjetër. Ai i ka të gjitha, teknikë, forcë, ritëm, goditje të mirë dhe driblim. Nëse mban mentalitetin e duhur ai mund të bëhet një nga 3-4 lojtarët më të mirë në botë, ndoshta më i miri.”, mbylli intervistën Boateng.

Related posts

VIDEO/ Penallti për Romën, Florenzi godet dobët

Q.Autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Manchester United sakrifikon Pogba për dy objektivat e merkatos së verës

Delo.autor

1000 HERË CRISTIANO RONALDO/ Ky është rekordi “monstruoz” i yllit portugez (STATISTIKAT)

Delo.autor

Leave a Comment