Futboll

Mauro Icardi: Unë vlej më shumë se 110 milionë euro…

Veç kënaqësisë për thyerjen e murit të 100 golave në Serie A, duke u bërë futbollisti i gjashtë më i ri që arrin këtë shifër jubilare, për Mauro Icardi është edhe koha për të reflektuar.

Me një vështirim nga e kaluara dhe një tjetër nga e ardhmja, Maurito betohet se do të qëndrojë me ngjyrat zikaltër. “Të shënon është shumë e rëndësishme, por misioni dhe krenaria ime është që jam kapiten i Inter.

Jam tifoz i kësaj skuadre që kur isha fëmijë dhe dua të fitojë me këtë fanellë,” – deklaroi Icardi, duke larguar çdo thashetheme nga merkato.

Image result for icardi

“Kam personalitetin për të qenë kapiten i Inter dhe jam krenar për gjithë këtë. Mbi të gjitha jam interist dhe ndihem i tillë,” – shtoi qendërsulmuesi me krenari.

Për dashurinë karshi fanellës, ai është i gatshëm të sakrifikojë në fushën e lojës: “Për mua është shumë e rëndësishme të shënojë gola, por jam gati të pranoj në çdo fillim ndeshje fitoren e skuadrës. Pra nëse do të ndërroja fitoren me golat e mi, do ta bëja me kënaqësi.”

Image result for icardi

Më pas, argjentinasi shton: “Që kur isha i vogël i shihja ndeshjet e Inter si tifoz. Kur isha fëmijë dhe luaja me “play stacion” gjithmonë merrja ekipin e Inter.

Luaja kundër shokut tim më të mirë dhe unë zgjidhja Inter sepse kishte si qendërsulmues Adrianon, i cili më pëlqente jashtëzakonisht shumë. Të gjithë e dinë që zikaltërit kanë qenë skuadra ime e zemrës. Shpresoj të bëj një rrugë të gjatë me këtë ekip. Kur të jem 40 vjeç do ta kem mbyllur karrierën.”

Image result for icardi

“Nuk kam si Totti, – vazhdoi 25-vjeçari. – Në moshën 40 vjeç nuk do të jem më në botën e futbollit. Mua më pëlqen të luajë, por jo të jem trajner ose drejtues.

Janë role që nuk më pëlqejnë. Mendoj se kur të tërhiqem nga futbolli do të jem një baba me kohë të plotë, do të qëndroj në shtëpi me familjen time.” Në momentin që i kërkohet një vlerë monetare, qendërsulmuesi i ka idetë e qartë: “Kam dëgjuar se unë kushtoj 110 milionë euro. Me merkaton e ditëve tona vlej më shumë se kaq. Por në klub e dinë atë që dua unë dhe janë të qetë për të ardhmen.”

Related posts

FLET PËR TË ARDHMEN E ICARDIT/ Wanda Nara: Jemi në negociata me…

Delo.autor

E MASAKRUAN/ Zëvendës-presidenti i Federatës së Gjermanisë kërkon takim me OZILIN

Isa.Autor

STATISTIKA BEFASUESE NË CHAMPIONS/ Suarez nuk shënon në trasfertë që prej vitit 2015, Barcelona u falet…

Delo.autor

Leave a Comment