Futboll Sport

SKANDAL NË KROACI/ Tifozët i zënë pritë gjyqtarit, e rrahin dhe e bëjnë për spital

Ivan Bebek mendonte se këtë herë kishte bërë paqe me tifozët e Hajdukut. Gjyqtari ndërkombëtar kroat akuzohet prej kohësh nga tifozeria e kësaj skuadre se favorizon Dinamon e Zagrebit, por një gjë e tillë nuk u pa në takimin mes Hajduk dhe Lokomotivës së Zagrebit, me ekipin e Splitit që fitoi me shifrat 3-0.

Ishte një ndeshje që pa në fushën e lojës shumë futbollistë shqiptarë, me Ismajlin në njërën anë si titullar e Uzunin e Çokajn nga ana tjetër, ndërsa i riu Tuci u aktivua në pjesën e dytë te Lokomotiva.

Ndeshja foli e gjitha për Hajdukun dhe nuk kishte asnjë lloj momenti të diskutueshëm.

Megjithatë, tifozët e “Torçidës”, grupimit të ultrasve të Hajdukut, nuk e kanë harruar inatin e vjetër me Bebek dhe pas sfidës, i dhuruan një “surprizë” që nuk do ta harrojë lehtë.

Ai ishte takuar me disa miq dhe kishin shkuar në një disko në Sinj, vend afër Splitit, por kur ka dalë nga klubi, ai është sulmuar nga një grup tifozësh të cilët e kanë rrahur duke e lënë të shtrirë në tokë.

Bebek ka përfunduar menjëherë në spital, i ndihmuar nga miqtë e tij.

“Ishte prita klasike. Shkova për të pirë diçka me disa miq nga Sinj. Kur po shkoja drejt makinës, disa prej tyre më sulmuan nga mbrapa. Nuk di të them sa ishin. Filluan të më godisnin me grushte në kokë dhe unë rashë në tokë. Nuk di të them me saktësi nëse me gjuajtën më shkelma në kokë kur rashë në tokë dhe sa zgjati. Por kam hematoma të dukshëm nën sy dhe pas veshëve, kam dëmtime edhe në pjesën e prapme të kokës dhe supe. Ende nuk më besohet që ndodhi”, tha gjyqtari kroat.

Related posts

SKANDALI I PËRDHUNIMIT/ “BOMBA E RONALDOS” reagon për herë të parë pas akuzave

Isa.Autor

“I SURPRIZUAR NGA ANDREA PIRLO”/ Legjenda Del Piero: Po meditoj edhe unë…

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Barcelona ndahet në “PAQE” me Benfican dhe mban hapur kualifikimin

Delo.autor

Leave a Comment