Futboll Kategoria Superiore Sport

SKANDAL NË TIRANA-TEUTA/ Probleme me ndriçimin, fiken prozhektorët në “Selman Stërmasi” (VIDEO)

Është duke u luajtur në “Selman Stërmasi” sfida mes Tiranës dhe Teutës e vlefshme për javën e dytë të Kategorisë Superiore. Të dy skuadrat do të kërkojnë të vijojnë ecurinë pozitive, pas triumfit në javën e parë. Bardheblutë mposhtën Luftëtarin, ndërsa durrsakët Bylisin.

Përballja e sotme pritet të dhurojë mjaft emocione. Skuadra e Memës duke më favoritë në letër, për shkak se luan në shtëpi, përballë publikut të vet, ndërkohë edhe “djemtë e detit” e kanë treguar se janë një kockë e fortë në transfertë.

Teuta dhe Tirana sapo kanë nisur një sezon jubilar. Të dyja klubet në përfundim të këtij edicioni mbushin 100 vjeç. Koincidencë apo jo, durrsakët dhe bardheblutë janë zotuar për një sezon tërësisht ndryshe dhe kanë shpallur objektiva madhorë.

Të dy trajnerët kanë bërë publik edhe formacionet zyrtare për takimin e sotëm, ku nuk mungojnë surprizat. Klubi njoftoi se titullar do të ishte sulmuesi Dunga, ndërkohë në momentet e fundit trajneri Mema ka ndryshuar mendjen duke i besuar Majkëll Ngosë.

22′ Problem me ndriçimin në “Selman Stërmasi”, fiken disa prozhektorë. Ndërpritet ndeshja…20′ Batha ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Kallakut, mesfushori ndëshkohet me karton të verdhë.

Related posts

Flamurtari ende pa trajner, Idrizi konfirmon lojtarët që do të rinovojnë

Sadik.Autor

Guardiola i telefonon Sacchi-t: Napoli i Sarri-t është një spektkakël

Sadik.Autor

ZBULON GËNJESHTRËN E PIQUES/ Messi: Ishte rastësisht aty, s’ishte skemë

Isa.Autor

Leave a Comment