Sport Të tjera

REKORDMEN I GARËS SË 800 METRAVE/ Aksident i rëndë automobilistik, shpëton për mrekulli atletiku… (FOTO)

Dy herë kampioni olimpik i garës së 800 metrave, keniani David Rudisha, i ka shpëtuar për mrekulli një aksidenti automobilistik në vendlindjen e tij. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e të dielës, kur makina me të cilën udhëtonte atleti 30-vjeçar, rekordmen i garës së 800 metrave, ka dalë nga rruga pasi ai dhe një makinë tjetër janë përplasur me një autobus.

Ka qenë vetë Rudisha ai që ka postuar një foto të makinës së tij, e shkatërruar totalisht në pjesën e përparme. “Jam mirë, nuk kam dëmtime. Ju falënderoj të gjithëve që në këto orë jeni lutur për mua”, shkruan Rudisha në rrjetet sociale.

Atleti kenian ka vetëm disa dëmtime të lehta në trup, të cilat i ka mjekuar në spital. “Nuk ka fraktura apo dëmtime të tjera, vetëm disa gërvishtje të lehta. Atleti është lejuar të shkojë në shtëpi dhe të pushojë për disa ditë”, thanë mjekët e spitalit të Keroka, qytet ku ndodhi aksidenti.

David Rudisha nuk garon që prej vitit 2017, për shkak të dëmtimit në gju. Gjithsesi, ai pritet të rikthehet në pistë së shpejti, pasi synon të mbrojë medaljen olimpike në “Tokio 2020”. Ai ka marrë një ftesë për të garuar në botërorin e atletikës, që zhvillohet në shtator në Dubai.

Related posts

“STRAKOSHA E EKZAGJERON ME TOPIN NË KËMBË”/ Reja: Kur erdha në Shqipëri, qesha me Dukën për…

Delo.autor

PRAPASKENAT E BUJSHME/ Paratici e Mauro Icardi flasin që prej muajit…

Delo.autor

Sulmuesi i Atletico Madrid është një hap larg Valencias

Isa.Autor

Leave a Comment