Futboll La Liga Sport

SPEKULIMET PËR LARGIMIN E RAKITIC/ Valverde tregon të ardhmen e kroatit: Ai nuk luajti ndeshjet e para…

Kohët e fundit qarkullojnë lajme se Ivan Raktiç, është pranë largimit nga Barcelona, me disa skuadra që interesohen për të.

Flitet lojtari ndiqet me interes nga Interi, Milani, Juventusi dhe PSG-ja, me këta të fundit më të avantazhuar për shkak se mund ta marrin si pjesë të marrëveshjes për Nejmar.

Megjithatë lojtari nuk do të largohet nga katalanasit dhe diçka të tillë e ka konfirmuar tekniku Valverde i cili është shprehur: “Rakitiç është një lojtar i shkëlqyer, ai ka luajtur shumë ndeshje këtu. Asgjë nuk të shtyn të mendosh se ai do të largohet. Është e vërtetë që ai nuk luajti në ndeshjet e para, por kjo nuk tregon asgjë. Sezoni është i gjatë dhe ka vend për të gjithë.”, theksoi spanjolli.

Gjithashtu ai foli edhe për Nejmarin dhe Mesin, teksa shtoi: “ Unë nuk kam asgjë për të thënë për Nejmarin. Ai është lojtari i një skuadre tjetër. Do të shohim se si do të përfundojë. Mesi po ndjek programin e riaftësimit. Shpresojmë që ai të kthehet për ndeshjet e Ligës së Kampionëve.”, përfundoi Valverde.

Related posts

STUDIMI I MOSHËS/ Ja cilat janë skuadrat më të REJA dhe më të VJETRA në Europë

Isa.Autor

RINOVOI KONTRATËN DERI MË 2027/ Ja klauzola “ASTRONOMIKE” që vendos Barcelona për Ansu Fati…

Delo.autor

“NDESHJE E TMERRSHME”/ “Shpërthen” Pique: Kemi prekur fundin, jam i pari që pranoj të largohem

Delo.autor

Leave a Comment