Futboll Seria A Sport

FLET MBI LARGIMIN NGA INTER/ Nainggolan tregon: U treguan të drejtpërdrejtë me mua, por kanë…

Radja Naiggolan këtë merkato verore u largua nga skuadra e Interit dhe kaloi tek Cagliari në formë huazimi.

Ekipi i ri i belgut, Cagliari do të përballet këtë javë me Interin.

E përpara kësaj përballje me klubin që e ka ende në pronësi, Radja Nainggolan ka dhënë një intervistë për ‘’La Gazzetta dello Sport”.

Nainggolan tregoi se do t’i pëlqente të punonte me Conten dhe të tregonte vlerat e tij, por nga ana tjetër vlerësoi mënyrën e drejtpërdrejtë që drejtuesit ‘zikaltër’ i kishin komunikuar në lidhje me të ardhmen e tij.

Ninxha në këtë intervistë  zbuloi dhe arsyet e krisjes së marrëdhënieve mes Icardit dhe drejtuesve të Interit.

Më pëlqeu që u treguan të drejtpërdrejtë dhe ma thanë gjithçka hapur. Nuk më takoi Marotta, por ishin Conte dhe Oriali që më treguan vendimin e shoqërisë. Më pëlqeu shumë Conte dhe do të doja të punoja gjatë me të e të tregoja vlerat e mia, por edhe kështu jam i lumtur. Bashkëshortja ime po lufton me sëmundjen dhe këtu në Sardenja do të jetë me familjarët dhe miqtë e saj, dhe do ta ketë më të lehtë”, deklaroi belgu.

Të njëjtën situatë si Nainggolan ka edhe Mauro Icardi brenda klubit ‘zikaltër’, por argjentinasi deri tani ka rezistuar dhe nuk ka pranuar të largohet.

“Situata e Icardit është ndryshe, pasi ai po vuan pasojat e deklaratave televizive të të shoqes. Disa njerëz nuk e falën për ato deklarata, ndonëse për mua personalisht nuk përbënte problem, pasi nuk ndiqja televizor fare. Megjithatë do të ishte mirë që edhe Mauro të pranonte një tjetër destinacion, për të treguar vlerat e tij”, tha Nainggolan.

Në lidhje me ndeshjen e fundjavës, Nainggolan tha se është gati t’u tregojë drejtuesve se kanë gabuar me të, ndërsa pranoi se do të donte të rikthehej sërish, por kjo i dukej e vështirë të ndodhte sërish.

“Mendoj se nuk ju pëlqen shumë mënyra se si unë jetoj e sillem, por dua t’u tregoj se kanë gabuar. Dua të tregoj vlerat e mia në fushë jo vetëm ndaj Interit, por ndaj çdo kundërshtari, ndonëse e di që rikthimi në Milano do të ishte i vështirë”, tha belgu.

Related posts

Kukësi për mrekullinë ndaj Karabakut. Sfida e sotme drejt…

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ Suarez i pamëshirshëm ndaj Barcelonas. Ja se çfarë u bën drejtuesve katalanas

Delo.autor

ACAROHET SITUATA GARETH BALE- REAL/ “Los Blancos” kanë gati ndëshkimin për të, ja ku e “dëbojnë” uellsianin

Delo.autor

Leave a Comment