Futboll Ligue 1 Sport

KA HYRË NË SEZONIN E 5-TË ME PSG/ Angel Di Maria: Ndjej shumë krenari kur shoh…

Sezoni i kaluar me siguri ka qenë më i mirë për Angel Di Marian në Paris.

Argjentinasi shënoi 19 gola dhe dha 17 asistime në 45 ndeshje.

Di Maria ka hyrë në sezonin e pestë me skuadrën franceze, por së fundmi ai i ka bërë një rezyme, katër sezoneve të kaluara tek Paris Saint Germain.

“Ndjej shumë krenari kur shoh ato që kam realizuar këto katër vjet. Ishte një vendim i lehtë, kur më thanë për të ardhur në Paris.

Mendoj se këto sezone kanë qenë fantastike , tregon El Fideo në faqen zyrtare të klubit .

Arrita të adaptohem me kampionatin, shpejt fillova të shënoj dhe të ndihem mirë.

Gjithçka në Paris më pëlqen shumë qyteti, klubi.

Sezoni i kaluar për mua ishte më i miri në nivel personal, u ndjeva shumë mirë në fushë dhe jashtë fushës. Shpresoj që ky vit i 5-të të jetë edhe më i mirë,” përfundoi Di Maria.

Related posts

Icardi te Real, Skriniar te Barça, De Vrij tek Inter: ja pse ky operacion është i mundur

Q.Autor

PËSON HUMBJEN E PARË NË KROACI/ Fund dramatik për Goricën në kohën shtesë, Doka e “paguan” me karton të kuq

Delo.autor

MIHAJLOVIC FALENDERON LEAON/ Dëmshpërblimin prej 3 milionë eurosh e paguan talenti i Milanit!

Delo.autor

Leave a Comment