Futboll Ligue 1 Sport

STUDION TERRENIN NË RAST SE LARGOHET NEYMAR/ PSG përzgjedh ndaj kampionëve të Serisë A yllin…

PSG është duke studiuar terrenin, ndërsa francezët kanë vendosur objektivat se ku do fokusohen në rast se Nejmar largohet nga Franca. Situata e brazilianit është e ndërlikuar, megjithatë parisienët kanë prishur marrëdhëniet me lojtarin dhe zgjidhja më e mirë do ishte ta linin të largohej, qoftë edhe për disa miliona më pak.

Ndërkohë, transferimi i Nejmar do të financonte dy goditje nga Italia. Bëhet fjalë për Paulo Dibalën. Argjentinasi është i përzgjedhuri për të marrë trashëgiminë e numrit 10, teksa sondazhet e para ndaj sapo kanë nisur. Ndërkaq, i dyti është një dëshirë prej disa viteve e PSG për të pasur në portë një gardian i cili ofron siguri dhe vazhdueshmëri si, Xhanluixhi Donaruma.

Një operacion që mund të rezultojë i suksesshëm edhe prej faktit se menaxheri i portierit është Mino Raiola, i cili i shijon të tilla lëvizje. Megjithatë, këto opsione mund marrin jetë vetëm pasi të zgjidhet situata me Nejmar.

Related posts

THEU KLAVIKULËN NË MIQËSORE/ Futbollisti i Lushnjes me jashtë fushave për 4 javë

Delo.autor

(VIDEO) Atalanta nuk di të ndalet, dyfishon shifrat ndaj Romës

Q.Autor

MCGREGOR KA NJË PASARDHËS NË RING/ Do habiteni me ngjashmërite mes dy sportistëve

Delo.autor

Leave a Comment