Futboll Sport

THEU KLAVIKULËN NË MIQËSORE/ Futbollisti i Lushnjes me jashtë fushave për 4 javë

Futbollistët lushnjarë kryen dje analizat mjekësore, kontrollet dhe EKG-në. Pas këtij hapi Lushnja është plotësisht gati për kampionatin. Në një prononcim për “Panorama Sport”, sekretari Edison Koçi u shpreh: “Kemi licencuar skuadrën, duke derdhur në llogarinë e FSHF-së detyrimin financiar. Janë firmosur kontratat nga futbollistët dhe nga presidenti, ndërsa sot (dje) futbollistët u janë nënshtruar analizave mjekësore. Pas listës përfundimtare do të bëjmë edhe federimet”.
arber mone
MONE – Mëngjarashi i njohur fierak i Lushnjës, Arbër Mone, pësoi një dëmtim të rëndë në miqësoren e fundit me Shkumbinin, ku theu klavikulën. Në një prononcim për gazetën, futbollisti 32-vjeçar tregon dëmtimin që ka pësuar dhe beson se do të kthehet shpejt në skuadër. “Pas një shtyrjeje të kundërshtarit, rashë keq dhe theva klavikulën. Shkova menjëherë në spital, në Tiranë. Kam vendosur allçi, që më thanë se do ta mbaj për 4 javë. Një javë iku, më kanë mbetur edhe tri të tjera. Jam i fashuar në një mënyrë të tillë që lidh të dy shpatullat dhe një që mban dorën. Falënderoj tifozët e Lushnjës për mbështetjen e madhe dhe mendoj se do të kthehem shpejt”, është shprehur Mone.

Related posts

SHIHET NË TRE VËNDET E PARA NË SUPERIORE/ 18 vite më vonë, në Ballsh ndihet… Europa

Delo.autor

GJETI GOLIN PAS 5 MINUTASH QË U HODH NË FUSHË/ Ylli Balaj shkëlqen sërish në Austri, ja vlerësimi që merr bomberi “kuqezi”…

Delo.autor

Frikë te Juventus, Pjanic ka ofertë nga PSG-a

Sadik.Autor

Leave a Comment