Futboll Premier League Sport

BARAZIM NË “PAQE” NDAJ SOUTHAMPTON/ “Djajtë e Kuq” zhgënjejnë sërish në kampionat

Mançester Junajtid ka zhgënjyer sërish në kampionat teksa nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Sauthemptonit. Pas triumfit në javën e parë ndaj Çelsit, u duk se “djajtë e kuq” do të ishin një kockë e fortë këtë sezon, por gjërat kanë marrë një trajektore tjetër.

Ekipi i Solskjaer ka arritur të sigurojë vetëm 1 pikë në 2 ndeshjet e fundit, duke mos bindur. Junajtid kaloi e para në avantazh në minutën e 10-të, falë supergolit të mesfushorit Xhejms.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e “djajve të kuq”, ndërkohë që në fragmentin e dytë të ndeshjes, vendasit arritën të barazonin falë golit të mbrojtësit Vestergard.

Sauthempton e mbylli takimin me 10 lojtarë, pasi në minutën e 73-të, Danso u ndëshku me kartonin e dytë të verdhë. Mançesteri nuk arriti ta shfrytëzonte këtë superioritet numerik, teksa rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

Related posts

ZYRTARE/ Balaj largohet nga Nizhni Novgorodit, sulmuesi: Koha për të ndryshuar diçka

Delo.autor

TEUTA-VENTSPILS/ Tjetër mundësi shënimi nga Nikaç, durrsakët “flirtojnë” me golin (VIDEO)

Delo.autor

ANALIZA NGA JAMIE REDKNAPP/ Presion Jorginhos. Besim dhe gola, ja kushtet e Anglisë për suksesin

Delo.autor

Leave a Comment