Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Dyshime dhe mungesa, ja formacionet e mundshme tek PSG-Bayern Munich…

Mauricio Poçetino ka marrë lajme të mira nga infermieria e tij. Natyrisht që shqetëson dëmtimi i kapitenit Markinjos, për të cilin do të vendoset vetëm sot, por e sigurt është se nëse mbrojtësi brazilian ia del, ai do ta nisë i vetëm nga stoli.

Ikardi mungoi në stërvitjen e fundit dhe do të jetë, por Marko Verrati dhe Alesandro Florenci e kanë fituar betejën e tyre me Koronavirusin dhe do të jenë në dispozicion të skuadrës. Për këtë të fundit, trajneri e ka lënë një dritare për ta nisur titullar, por Verrati ka pak gjasa që të zbresë në fushë nga minuta e parë, duke qenë se nuk e ka kondicionin fizik. Për pjesën tjetër të formacionit, francezët nuk kanë dyshime. Nejmar dhe Mbape do të përpiqen të shfrytëzojnë çdo rast kundërsulmi sot, në “Parc des Princes”, ashtu siç bënë një javë më parë në Mynih

Robert Levandovski dhe Serzh Gnabri do të jenë dy mungesat kryesore të Bajernit edhe në ndeshjen e dytë kundër PSG-së. Sulmuesi polak ka nisur vetëm ditën e djeshme stërvitjen individuale në fushë pas dëmtimit në gju me kombëtaren, ndërsa Gnabri vijon të jetë pozitiv me Koronavirus.

Shqetëson edhe gjendja e Leon Goreckës, i cili ka udhëtuar drejt Parisit me avion privat, pasi priti deri në çastet e fundit për të marrë miratimin e mjekëve. Mesfushori është në dyshim, por nëse nuk do të jetë titullar, Flik do të mendojë se si të mbushë hapësirën. Alternativat nuk i mungojnë. Një mundësi do të ishte spostimi i David Alabës përkrah Kimishit në rolin e numrit 6, duke i lënë hapësirën në mbrojtje Dejvisit. Arp, Duglas Kosta, Zyle dhe Toliso janë mungesat e tjera në kampion gjerman.

Related posts

“NA MUNGON…”/ Torreira ka dedikim special për golin kundër Napolit

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Shënoi, por nuk festoi. Futbollisti rus i Atalantës solidarizohet me… Ukrainën (VIDEO)

Delo.autor

KROATI NXJERR  MLLEFIN/ Mesazhi i KALINICIT për Bonucci “tërbon” tifozët MILANIT (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment