Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

TRE GOLA NË NJË MUAJ/ Agolli shënon sa e gjithë karriera në kampionatin azer, ja statistikat

Pas transferimit në Amerikë, Ansi Agolli vazhdon të shënojë për ekipin e tij, Nju Jork Kozmos. Së fundmi, ishkapiteni i Kombëtares ka zhvilluar finalen e kampionatit NPSL, përballë Majemit.

Kundërshtarët e Agollit shënuan dy herë shumë shpejt në minutat e para, por në minutën e 30-të, ishte pikërisht shqiptari që ngushtoi shifrat. Në një faull në krahun e djathtë, Agolli erdhi posaçërisht nga pozicioni i tij në të majtën e mbrojtjes për të shfrytëzuar këmbën e tij të majtë. Ai harkoi drejt portës një top që nuk pësoi asnjë devijim dhe më tej përfundoi në rrjetë. Për mbrojtësin kuqezi ky ishte goli i tretë në thuajse një muaj, ndërkohë që një shifër të tillë golash, Agolli me Karabak e ka shënuar për nëntë vite në kampionatin azer.

agolli

Aktualisht, mbrojtësi kuqezi po e shijon më së shumti eksperiencën që ka në kampionatin amerikan, teksa gjendet më shumë pranë portës kundërshtare. Jo vetëm kaq, por edhe në deklaratat e trajnerit të skuadrës së tij, Agolli është veçuar me cilësi prej lideri, që ka marrë përsipër përgjegjësi.

Ish-mbrojtësi i Kombëtares po përjeton një rini të dytë dhe formë të mirë në Amerikë, teksa ka udhëhequr skuadrën në 3 ndeshjet e fundit me gola spektakolarë nga jashtë zone. Gjithsesi, Majemi e fitoi 3-1 ndeshjen dhe ekipi i shqiptarit duhej të kënaqej me vendin e dytë në këtë finale të humbur.

Related posts

Nga Messi te Kessie, këta janë lojtarët që luajnë më shumë

Q.Autor

VAR DËRGON ITALINË TEK PENALLTIA! Boom penalltish në Serie A, kalon bindshëm Premier dhe Bundesliga

Delo.autor

Brazil-Belgjikë/ Trajneri i “Seleçaos” nuk mban sekret asgjë duke treguar edhe formacionin zyrtar

Isa.Autor

Leave a Comment