Futboll La Liga Sport

OFERTË E ÇMENDUR E INTER/ Conte i fiksuar pas Kante, josh Chelsea me dy lojtarë në këmbim

Në pritje të Arturo Vidal, Inter është vënë në lëvizje për të gjetur një tjetër mesfushorë. N’Golo Kante vijon të jetë një objekt dëshirash, një lojtarë të cilin Antonio Conte e admiron. Sigurisht, për të arritur tek francezi klubi ziklatër duhet të paraqes në dyert e Chelsea një ofertë më të vërtetë ta pa rezistueshme.

Kante

Sipas “Daily Mail”, Inter e ka në dorë një ofertë të tillë, zikaltërit janë të gatshëm të përfshijnë në tratativa dy lojtarë shumë të rëndësishëm, Christian Eriksen dhe Marcelo Brozovic. Fantazisti danez u transferua në Milano vetëm gjatë merkatos së janarit por në asnjë moment nuk arriti të bind trajnerin Conte, në pjesën më të madhe të ndeshjeve, Eriksen është aktivizuar si zëvendësues. As Brozovic nuk bën më pjesë në planet e trajnerit, të dy lojtarët mund të sakrifikohen për të arritur tek Kante. Chelsea është një nga klubet më aktiv në këtë merkato vere, ka afruar në Londër disa lojtarë shumë cilësorë por një ofertë e tillë e ardhur nga Inter nuk është për tu hedhur poshtë.

Related posts

Evra zbulon prapaskenën në dhomat e zhveshjes së Junajtid: Kur isha unë DJ kërcente edhe…

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Gjermani-Bjellorusi. Rezultati 4-0

Delo.autor

JUVENTUSI NUK NDALET/ Ofron një pagë prej 10 milionë euro për “yllin” e Premier League

Isa.Autor

Leave a Comment