Futboll Kategoria Superiore Sport

TRIPLETË NË MIQËSORE/ Njihuni me talentin Muçi tek Tirana, “vogëlushi” që bind në sulmin

Janarin e 2018-ës, Ze Maria, trajneri i asokohe te Tirana, në fazën përgatitore që do të zhvillohej në Turqi, vendosi të merrte një 16- vjeçar.

Quhej Ernest Muçi dhe binte në sy te moshat bardheblu. Luante me 19-vjeçarët, edhe pse moshën e kishte për te U-17. Ama braziliani e pa pas një sugjerimi dhe menjëherë e mori në ekip. Vendosi të rrezikonte dhe gjatë pjesës së dytë të sezonit që Tirana luajti në Kategorinë e Parë e aktivizoi në 6 takime, 511 minuta dhe Muçi shënoi tre gola. Sezoni i ri në Superiore për çudi ka lidhje me sulmuesin 18-vjeçar.

Tirana në tri takimet e para vuante për gol dhe ai që shënoi golin e parë në rikthimin e bardhebluve në Superiore ishte Ernest Muçi. Është vetëm 18 vjeç, por që sezonin e shkuar luajti në tetë takime, duke qenë vetëm një herë titullar dhe shtatë herë zëvendësues me 211 minuta në kampionat dhe 66 minuta në Kupën e Shqipërisë.

ernest muci

I harruar, sepse trajnerët duan lojtarë të mëdhenj, vogëlushi dje i dha një mësim të mirë si Memës dhe filozofisë së lojtarëve me eksperiencë. Tri gjuajtje dhe tre gola. Dhe nëse do të kishte shënjestruar edhe më shumë portën, do të kishte shënuar. Prej muajsh është talenti i madh i Tiranës, por bardheblutë akoma nuk e llogarisin titullar.

ernest muci

Është koha që të gjithë te bardheblutë duhet të besojnë më shumë te djaloshi që ka cilësi dhe është një nga gjahtarët më të mirë para portave kundërshtare. Tirana nuk duhet të humbasë më kohë, por ta marrë dhe ta katapultojë në 11-shen titullare.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Katër lojtarë të larguar zyrtarisht, drejt “divrocit” me Partizanin edhe…

Delo.autor

TËRMETI TRAGJIK/ Djemtë e Kombëtares në këmbë për të ndihmuar familjet e prekura

Delo.autor

E BUJSHME/ Mbappe refuzon rinovimin e PSG-së, sulmuesi zgjedh ekipin e ri

F.autor

Leave a Comment