Futboll Seria A Sport

“KAMPIONATI NUK ËSHTË I LEHTË”/ Hernandez: I lumtur te Milani si ditën e parë, shiriti i kapitenit më bën…

Që kur është pjesë e Milanit (sezoni 2019-’20), Teo Hernandez ka marrë pjesë në 30 realizime të ekipit (17 gola, 13 asiste) në Serinë A. Në pesë kampionatet madhore të Europës, vetëm Aleksandër Arnold, Hakimi dhe Gosens kanë bërë më mirë se mëngjarashi kuqezi për sa i përket mbrojtësve. Për francezin ajo e djeshmja ishte dopieta e tretë në kampionatin italian pas atyre kundër Parmës dhe Torinos. Falë kësaj ecurie, ai është mbrojtësi që ka shënuar më shumë dygolësha në Europë që nga sezoni 2019-’20. Prej dy ndeshjesh me shiritin e kapitenit në krah, Teo merr përgjegjësi edhe për të dalë përpara mediave si në rastin e djeshëm.

Moment i mirë për ju dhe ekipin. Si do ta komentonit?

Nuk ishte e lehtë dhe ishim të vetëdijshëm, por u treguam të zotë duke bërë një ndeshje cilësore dhe në marrjen e tri pikëve. Edhe personalisht ndihem mirë e jam akoma më i lumtur pas këtyre golave.

Me Leaon duket sikur merreni vesh më mirë se me të tjerët apo nuk është ashtu?

Me të gjithë mund të luaj e nuk kam probleme. Jemi cilësorë dhe plotësojmë njëri-tjetrin e statistikat thonë se jemi dyshja më e mirë e krahut në Serinë A. Nuk e di nëse jemi të tillë, por ua lë të tjerëve të gjykojnë.

Mos ju ka ndërgjegjësuar shiriti?

Jam përfshirë gjithmonë në çështjet e ekipit. Shiriti është një aspekt më shumë dhe po e mbaj unë derisa të kthehen Romanjoli dhe Kalabria. Është një përgjegjësi që më bën krenar dhe jap maksimumin për ta merituar.

Ku i gjen ky Milan gjithë këto energji?

Meritë e punës sonë dhe asaj të trajnerit. Ne punojmë çdo ditë për t’u rikuperuar dhe për të ecur përpara, falë kësaj ne jemi ky Milan.

Maldini thotë se mund të bëheni më i miri në botë në rolin tuaj…

Edhe unë e besoj kur e thotë një legjendë e tillë. Punoj çdo ditë për të qenë në lartësinë e skuadrës në të cilën bëj pjesë. Maldini më flet shpesh dhe më ndihmon shumë. Maldini thotë edhe se do të rinovoni? (qesh) Bisedimet po shkojnë mirë dhe kemi përparuar. Jam i lumtur që jam pjesë e Milanit që ditën e parë e nuk kam ndryshuar mendim. Me klubin vazhdojmë të flasim.

A besoni se mund të fitoni titullin sivjet?

Duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet dhe të bëjmë presion ndaj Interit që po ka gjithashtu një ecuri shumë të mirë. Punojmë çdo ditë, i marrim ndeshjet me radhë dhe më pas do të shohim ku kemi arritur. Kampionati nuk është i lehtë dhe ne po mundohemi së tepërmi për të arritur objektivat tanë.

Related posts

Skedina sot, ja si dalin dy ndeshjet e ‘Championsit’ (FOTO)

Q.Autor

DËMTOHET NGA NJË PIJE/ Futbollisti larg fushave deri në fund të sezonit

Isa.Autor

THELLOHET SKANDALI/ Del VIDEO INTIME e RONALDOS me gruan e SHQIPTARI, CR7 i fut DUART në…

Isa.Autor

Leave a Comment