I pakategorizuar

TRIUMFON NË KLASIKE/ Tirana mposht “shkodranët” në “Loro Boriçi”

Tirana arriti që të fitonte klasiken e futbollit shqiptar, teksa ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi”, triumfoi me shifrat 0-2.

Në një atmosferë fantastike me mijëra tifozë në shkallët e stadiumit, por edhe me shumë të ardhur nga kryeqyteti, takimi nisi që në minutën e 8-të, me një pretendim të vendasve për penallti, ku Çelhaka shtyu Sinjon brenda zone, por asgjë për arbitrin Jorgji.

Me kalimin e lojës, ekipi i Memës filloi të fitonte terren, dhe në minutën e 20-të, në fillim Kale, e më pas Osmani, provuan në portën e Sherrit, por që të dy u ndalën. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërkohë që në të dytën ishin sërish bardheblutë që kërkonin me ngulm golin e parë.

Gjithçka u zhbllokua në minutën e 58-të, ku pas një harkimi nga e majta, Gurishta ishte i pasigurt, dhe Halili përfitoi duke e çuar topin në fundin e rrjetës. Pa kaluar një minutë, sërish një pasiguri e vendasve në mbrojtje, dhe Ngo me kokë dyfishoi.

Me kalimin e minutave, bardheblutë menaxhuan rezultatin, ndërsa pati edhe ndalesa loje për hedhjen e shumë shisheve nga tribuna drejt fushës së lojës.

Në fund, Tirana ia doli të administrojë avantazhin, dhe në fund mori 3 pikë të tjera në Superiore, ndërsa Vllaznia pëson humbjen e parë këtë sezon.

Related posts

PO DOMINOJNË NË PREMIER/ Braziliani zbulon sekretin e suksesit të treshes Firmino-Mane-Salah

Delo.autor

LIVE/ Flamurtari-Skënderbeu: Mbyllet pjesa e parë në Vlorë, Dajsinani shpëton 2 herë portën e korçarëve (VIDEO)

Delo.autor

FORMULA 1/ Mungon Hamilton, Bottas siguron “pole position” në pistën e Sakhir

Delo.autor

Leave a Comment