Futboll Kategoria Superiore Sport

FITORJA E DYTË RADHAZI/ “Durrsakët mposhtin Luftëtarin në “shtëpi”

Teuta ka mposhtur Luftëtarin me rezultatin 3-1 në sfidën e vlefshme për javën e 3-të të Kategorisë Superiore. Fitorja e dytë në shtëpi për skuadrën e Bledi Shkëmbit, që e sheh veten në kuotën e 7 pikëve, ndërkohë që gjirokastritët e Klodian Duros, janë zhytur në krizë në këto javë të para, teksa ende nuk kanë provuar shijen e pikës.

Ishte sulmuesi Nikaç që në minutën e 30-të hapi serinë e golave, duke goditur saktë me kokë, pas krosimit nga e djathta të Todorovskit. “Djemtë e Detit” nuk u pajtuan me epërsinë e 1 goli, teksa në fundin e pjesës së parë, dyfishuan shifrat me shkodranin Vecaj.

Për të hipotekuar fitoren e Teutës, mendoi Avdyli, që me një gjuajtje të kaliburar nga distanca, ngriti shifrat në 3-0. Gjirokastritët u munduan të rihapnin takimin në minutën e 60-të me Realdo Filin, por vetëm kaq, pasi në fund, durrsakët arritën të dilnin nga fusha me pikë të plota.

Related posts

BASHKËPUNIMI/ Tre presidentë shqiptarë futbolli “lidhin besën” në Prishtinë

Isa.Autor

NUK I PRANON KRITIKAT SE SI ARRIN TË TRIUMFOJË/ Piloti Hamilton: Meritoj respekt për 7 titujt, nuk fitoj vetëm prej Mercedes

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Sa shumë lëvizje në Kategorinë e Parë, ja të gjitha transferimet e kryera deri tani…

Delo.autor

Leave a Comment