Champions League Futboll Sport

U HODH SHORTI NË CHAMPIONS/ UEFA hap thesin që në fazën e grupeve, ja shpërblimet për sezonin e ri

Të 32 klubet e fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve të sezonit 2019-2020 përveç prestigjit, do të mbushin mirë edhe arkat e tyre nga bonuset që UEFA ka përcaktuar këtë sezon.

Vetëm për kualifikimin në këtë fazë, secili klub ka përfituar 15.25 milionë euro. Ndërkohë që për çdo fitore shpërblimi do të jetë 2.7 milionë euro të tjera, ndërsa barazimi do shpërblehet me 900 mijë euro.

Kualifikimi në 1/8-at shpërblehet me 9.5 milionë euro, në çerekfinale me 10.5 milionë euro, në gjysmëfinale me 12 milionë euro dhe në finale 15 mln euro. Fituesi i finales së Stambollit më 30 maj do arkëtojë edhe 4 milionë euro ekstra. Këtu nuk përfshihen ndarja e “Market Pool” (të drejtës televizive).

Related posts

Gjest fantastik i adoleshentit 19-vjeçar, Kylian Mbappe nuk mahnit vetëm në fushë

Sadik.Autor

“Ciao Cristiano”…, Allegri telefonatë RONALDOS për t’i dhënë mirëseardhjen

Isa.Autor

BEZDISET NGA PYETJA PËR “JASHTËTOKËSORIN”/ Setién: Kemi folur aq shumë për të…

Delo.autor

Leave a Comment