Futboll Seria A Sport

“PARATICI MË KËRKOI TË RIKTHEHESHA”/ Flet ish-lojtari i Juventus: U largova për shkak të…

Mehdi Benatia ishte një nga rezervat e luksit të Juves së Alegrit sezonet e shkuara dhe marrëdhënia e tij jo e mirë me trajnerin italian e bëri atë të largohej nga bardhezinjtë. Në një intervistë për “Radio Bianconera”, marokeni ka folur për largimin dhe bisedimet për një rikthimin të mundshëm që nuk u bë.

Seria A? “Po më ka marrë malli për Serinë A, por futbolli nuk ka qenë kurrë e vetmja gjë që ka rëndësi për mua. Ishte kënaqësi të luaja në Itali. Më mungojnë miqtë, që kam takuar në ekipet që kam luajtur”.

Rikthimi te Juva? “Po ishte një mundësi. Unë fola me Fabio Paratiçin, i cili më kërkoi të isha gati të vishja sërish fanellën e Juves. Për largimin nuk ishte problemi te mua ose me shokët në dhomat e zhveshjes, por me Alegrin. Ai më aktivizonte shumë pak në krahasim me atë që më kishte thënë fillimisht. Juventusi po kërkonte një mbrojtës dhe nuk ishte i sigurt që mund të merrte De Ligt, unë u përgjigja se ndihesha mirë në Katar dhe se nuk e bëra këtë zgjedhje të largohesha për 5 muaj”.

Related posts

“BETEJA” NAPOLI-PSG /Ja statistikat dhe kuriozitetet e “finales” së grupit C

Isa.Autor

E ARDHMJA E TRAJNERIT ITALIAN/ Ja sa kohë ka Sarri për të shpëtuar stolin…

Delo.autor

Rekord, Manchester United vendos të paguajë 105 milionë euro për “yllin” e Serie A

Sadik.Autor

Leave a Comment