Futboll Kategoria Superiore Sport

U PREZANTUA TEK PARTIZANI/ Sulmuesi Solomon provokon: Golin e parë do ta shënoj kundër…

Klubi i Futbollit Partizanit zyrtarizoi para disa javësh marrëveshjen me klubin hungarez Ujpesht për transferimin e Theofilus Solomon.

Sulmuesi nigerian nënshkroi një kontratë dy vjeçare me kampionët e Shqipërisë

Pritshmëritë janë të mëdha për sulmuesin, dhe në ndeshjet e para me klubin e “kuq” ai ka ditur që t’i justifikoji ato.

Në përballjen kundër Sheriff Tiraspolit ai bëri një paraqitje dinjitoze, ku ishte dhe njeriu kyç në golin e Asanit, me një aksion model.

Por me rrugëtimin në Europë që është mbyllur zyrtarisht, tashmë vëmendja e të kuqve është e gjitha te sezoni i ri dhe Superkupa, e cila është programuar për t’u luajtur më 18 gusht në “Elbasan Arena”.

Edhe pse nigeriani nuk ka ende informacion për axhendën e kësaj finaleje, nuk ngurron që të “ndezë” tifozët me përgjigjet e tij në “InstaStory”.

Provokon hapur Kukësin dhe premton se titulli kampion do të mbetet i kryeqytetasve edhe këtë vit. I pëlqen të jetojë në kryeqytet, ndërsa kur i duhet të zgjedhë mes Mesit dhe Ronaldos apo Piatek dhe Susos, vendimin nuk e ka aspak të vështirë.

JA DISA NGA PYETET QË KA MARRË SOLOMON NË “INSTASTORY”:

Ku je aktualisht?

Në Shqipëri.

Të pëlqen të jetosh në Shqipëri?

Sigurisht!

Mund të ma japësh një fanellë?

Patjetër.

Kur do ta shënosh golin e parë me Partizanin?

Shumë shpejt. Mundësisht kundër Kukësit.

A do të jetë Partizani kampion sërish?

Po. E sigurt.

Në cilin stadium do të luhet Superkupa?

Në të vërtetë, nuk e di.

Sa gola mendon që do të shënosh gjatë kampionatit?

Nuk e di, koha do ta tregojë.

Mesi apo Rondalo?

Ronaldo.

Të pëlqejnë Ultras Guerrils?

Po, gjithmonë.

Related posts

Milan i ‘pafat’ ndaj Udineses, autogoli i Donnarummas i mohon fitoren e katërt radhazi

Q.Autor

ETHET E FUNDIT NË MERKATON SUPERIORES/ “Demat e Kuq” arrijnë akordin me mbrojtësin e Shkupit… (FOTO)

Delo.autor

Aleix Vidal drejt largimit nga Barcelona, Roma rivalizon Sevillan për shërbimet e tij

Q.Autor

Leave a Comment