Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

U TRANSFERUA NË AMERIKË/ Agolli shënon nga goditja e dënimit, por e mbyll finalen me… (VIDEO)

Pas transferimit në Amerikë, Ansi Agolli vazhdon të shënojë për ekipin e tij, Nju Jork Kozmos.

Ditën e djeshme, ish-kapiteni i Kombëtares, luante në finalen e kampionatit NPSL, përballë Majemit. Kundërshtarët e Agollit, shënuan dy herë shumë shpejt në minutat e para, por në minutën e 30-të, ishte pikërisht shqiptari që ngushtoi shifrat.

Në një faull në krahun e djathtë, Agolli erdhi posaçërisht nga pozicioni i tij, për të shfrytëzuar këmbën e tij të majtë. Ai harkoi drejt portës, nuk u devijua dot, dhe përfundoi drejt e në rrjetë.

Gjithsesi, Majemi e fitoi në fund 3-1 ndeshjen, dhe ekipi i shqiptarit duhej të kënaqej me vendin e dytë në këtë finale të humbur.

Related posts

PAS NJË HUTIMI NË MBROJTJE/ “Topçinjtë” i falin hapësira, West Ham barazon gjithçka (VIDEO)

Delo.autor

U eliminua nga kartonët, ky është reagimi i trajnerit të Senegalit

Isa.Autor

KOMENTON MBI GJESTIN KUNDËR ARMENISË/ Flet Bonucci: E bëra sepse…

Delo.autor

Leave a Comment