Futboll Seria A Sport

U ZYRTARIZUA TEK MILAN/ Mbrojtësi Duarte rrëfen: Admiroj lojtarin Thiago Silvan, sepse ai është..

Leo Duarte u zyrtarizua ditën e djeshme si lojtari më i ri i Milanit, për të cilin u derdhën në arkat e Flamengos 11 milionë euro.

Ditën e sotme, mbrojtësi brazilian ka folur për kanalin zyrtar të klubit, ku shprehet: “Jam shumë i lumtur që jam këtu. Është hera ime e parë në Milano, dhe gjithçka është shumë e bukur. Mezi po pres të bashkohem me pjesën tjetër të skuadrës. E shikoja Milanin në Ligën e Kampionëve kur isha i vogël së bashku me babain tim, dhe gjithmonë mbështesja kuqezinjtë. Sot ëndrra ime është realizuar. Çdo fëmijë ëndërron të jetë pjesë e këtij klubi të shkëlqyer.”, u shpreh mbrojtësi.

Gjithashtu ai foli edhe për Maldinin, dhe lojtarin e preferuar: “ Babai im gjithmonë ka qenë një fans i Paolo Maldinit, dhe unë kam nderin ta shikoj atë nga afër. Kjo është një ëndërr tjetër e cila realizohet. Unë aktualisht admiroj Tiago Silvën, sepse ai është një lojtar më të vërtetë i shkëlqyer. Jam shumë i lumtur tani, dhe do të doja të arrij gjysmën e asaj që ai bëri këtu. Jam shumë i entuziazmuar që do të takoj shokët e rinj të skuadrës dhe do të vesh këtë fanellë. Unë gjithmonë do të jap gjithçka, do të punoj shumë për të arritur qëllimet e mia. Eja në Milano!”, u shpreh 23-vjeçari.

Related posts

DREJTUESIT KËRKOJNË RINOVIMIN E KONTRATËS/ Juventus “blindon” Dybalën, ja sa do të përfitojë

Delo.autor

ÇFARË FILLIMI/ JUVENTUSI kalon në avantazh me një SUPER GOL, protagonist bëhet…(VIDEO)

Isa.Autor

PAS SHPALLJES KAMPION NË DERBI/ Olsi Rama: E merituam fitoren plotësisht, kemi treguar se…

Delo.autor

Leave a Comment