Futboll Kategoria Superiore Sport

VLLAZNIA-TIRANA/ Trajneri Mema kërkon me doemos fitoren në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Vllaznia dhe Tirana luajnë mes tyre, “klasiken” e futbollit shqiptar, e vlefshme për javën e tretë të Kategorisë Superiore.

Në “Loro Boriçi” të Shkodrës, të dyja ekipet vijnë në kuotën e 4 pikëve në renditje, pas një fitoreje dhe një barazimi. Shkodranët kërkojnë të vijojnë me formën e mirë në këtë nisje të kampionatit, ndërsa nga ana tjetër, Tirana pas barazimit ndaj Teutës, kërkon me doemos fitore, edhe pse në një ndeshje tradite.

Në një stadium të mbushur me tifozë vendas, por ku nuk mungojnë as tifozët e Tiranës të ardhur nga kryeqyteti, atmosfera është e zjarrtë, e denjë për një takim të tillë në Superiore.

 

19:00 | Vllaznia-Tirana

 

FORMACIONET

VLLAZNIA: Sherri, Shtubina, Malota, Shehi, Gurishta, Krymi, Hygor, Lika, Sinjo, Kruja, Zogaj.  Trajner: Mirsad Jonuz.

bandicam 2019-08-31 18-39-38-815

TIRANA: Lika, Doka, Osmani, Imami, Hoxhallari, Batha, Çelhaka, Hasani, Kale, Halili, Ngo. Trajner: Ardian Mema.

bandicam 2019-08-31 18-34-43-990

PANORAMASPORT.AL

Related posts

PËRBALLJA E SHQIPTAREVE/ Berisha e pëson pas 100 sekondash lojë, buzëqesh Hysaj

Isa.Autor

ZYRTARE/ Arrihet marrëveshja: Thierry HENRY do të jetë trajner në Afrikë…

Isa.Autor

FITUAN CHAMPIONS-IN/ Benzema: Krenar për këtë ekip, triumfi në shtëpi është special

F.autor

Leave a Comment