Futboll Seria A Sport

ZBULOHET PRAPASKENA TEK INTER/ Ja premtimi që klubi “Zikaltër” i ka bërë Lautaros

Vera e tij me Inter-in sapo ka filluar, sepse Lautaro Martinez ka luajtur në Kupën e Amerikës me Argjentinën.

“Demi” ka pak kohë që është vënë në dispozicion të Antonio Conte-s, i cili e vlerëson shumë sulmuesin për energjinë, talentin dhe urinë e tij.

Me pak fjalë, Lautaro do të ketë një rol protagonisti te zikaltrit dhe Conte ia ka konfirmuar këtë disa herë pas zërave për një interesim të Barcelona-s për të dhe pas atyre për një interesim të Inter-it për Paulo Dybala dhe Edin Dzeko.

Për këtë arsye, drejtuesit e klubi kanë dashur t’i garantojnë Lautaro-s se ai do të jetë thelbësor për ekipin dhe se do të ketë hapësira në skuadër pavarësisht nga sulmuesit që mund të marrë Inter-i në ditët e ardhshme.

Conte e konsideron një titullar, klubi e shikon si një element të rëndësishëm për të tashmen dhe të ardhmen. Menaxherit të tij i është premtuar se shumë shpejt do të diskutojnë për rritjen e rrogës dhe rinovimin e kontratës deri në 2024-ën.

Inter nuk ka ndërmend të bëjë asnjë hap mbrapa: “Demi” është e ardhmja.

Related posts

SULMON KLUBET E MËDHA SPANJOLLE/ Carragher: Tani është e qartë pse donin të krijonin Super League-n …

Delo.autor

SFIDA FINALE CHAMPIONS NË MADRID/ Konfirmojnë testet mjekësore, rikthehet nga dëmtimi ylli i Tottenham…

Delo.autor

BEFASON MANCINI/ Thërret shokun e Emanuele Ndoj dhe lë jashtë 2 SUPER LOJTAR

Isa.Autor

Leave a Comment