Futboll La Liga Sport

VIJOJNË ZËRAT E AKORDIT/ Barcelona kërkon 50 milionë euro për kalimin e mesfushorit…

Me mbylljen e merkatos në Angli kanë marrë fund dhe zërat për transferimin e Ivan Rakitic në Premier League. Por prej kohësh përflitet për interesimin skuadrës së Interit për kroatin.

Vendi i Ivan Rakitic në skuadër është lëkundur me ardhjen e Frankie de Jong në fillim të verës kur dhe dhe filluan spekulimet për largimin e 31 vjeçarit nga katalunja.

Vetë lojtari ka shprehur dëshirën e tij për të qendruar tek Barcelona deri në përfundim të kontratës në 2021 dhe të luftojë për vendin në skuadër por kjo nuk e ka ndaluar ekipin ta nxjerrë në shitje. Nga katalanasit mendohet se të vetmen rast që mund të shitet Rakitic është me PSG në mënyrë për t’i joshur për transferimin e Neymarit. Por me futjen e Interit në lojë duke se Barça po e rimendon edhe njëherë largimin e kroatit.

Antonio Conte është gati të ofrojë si pagë më shumë se Barcelona në mënyrë që të josh lojtarin.  Oferta e blaugranasve drejt Interit është 50 milionë euro me skuadrën e Serie A që kërkon më pak pasi ata janë shpenzuar shumë deri më tani.

Related posts

Nuk pëlqehet nga Niko Kovaç, Arturo Vidal pranë rikthimit në Itali

Isa.Autor

Juventus/ Polemikat mbi sistemin VAR, Allegri reagon pas episodit ndaj Torinos

Q.Autor

Luca Modric elozhe për Mandzukic para finales së madhe kundër Francës

Isa.Autor

Leave a Comment