Futboll La Liga Sport

13 HERË KAMPIONËT E EUROPËS/ Reali publikon listën e lojtarëve për Champions, mungon një emër i madh

Real Madrid ka publikuar listën e lojtarëve të përzgjedhur për fazën e grupeve të Champions Leagues.

13 herë kampionët e Europës, tashmë kanë dorëzuar listën në UEFA me emrat e 25 lojtarëve të zgjedhur për fazën e grupeve në kompeticionin më të rëndësishëm në Europë.

Mungesa e vetme e madhe te Real Madrid është Marco Asensio, i cili po rikuperohet nga një dëmtim i rëndë, që do ta lë jashtë fushave për nëntë muaj.

“Los Blancos” sezonin e ri në Champions League e starton më 19 shtator, në një ndeshje aspak të lehtë kundër PSG në ‘Parkun e Princave’.

Lista e Real Madridit:

Portierë: Areola (1) y Courtois (13).

Mbrojtës: Carvajal (2), Militão (3), Sergio Ramos (4), Varane (5), Nacho (6), Marcelo (12), Odriozola (19), Mendy (23).

Mesfushorë: Kroos (8), Modric (10), Casemiro (14), Fede Valverde (15), James (16), Brahim (21), Isco (22).

Sulmues: Bale (11), Hazard (7), Benzema (9), Lucas Vázquez (17), Jovic (18), Mariano (24), Vinicius (25), Rodrygo (27).

Related posts

“NUK JAM UNË FAJTORI”/ Ish-goleadori i Naftëtarit: Si më vunë prangat në komunizëm për një karton të kuq

Delo.autor

Ancelotti dhe Mancini, dy kandidatët në garë për trajnerin e Italisë

Sadik.Autor

DY NDESHJET E MBETURA/ Frikë për Partizanin e braktisur. Ja situata aktuale në kampion e kuq

Delo.autor

Leave a Comment