Futboll Sport

ZBULON VITIN E ERRËT E “BARDHEBLUVE”/ Mirel Josa rrëfehet “pa doreza”: Fajin për rrëzimin e Tiranës e kishin…

Pasi u shkarkua nga posti i trajnerit në ekipin e Prishtinës, Mirel Josa vendos të rrëfejë të kaluarën e tij, si dhe i hedh një “sy” mbrapa karrierës së tij.

Në një intervistë për “Rtsh”, tekniku kryeqytetas flet për vitin e errët kur edhe Tirana ra nga kategoria, si edhe për punën e tij në Superligën e Kosovës me Prishtinën.

RRËZIMI I TIRANËS – Unë kisha një të kaluar, sepse nuk ishte hera e parë që drejtoja Tiranën. Nuk mendoj se jam kryqëzuar për rënien e skuadrës nga kategoria. Thjesht, mendoj se duhet të kisha qenë më i vendosur në disa momente, sepse te Tirana nuk kishte sinqeritet. Sinqeritet i drejtuesve të klubit karshi institucionit të trajnerit. Ky mos-sinqeritet, bëri që Tirana të zbresë një kategori më poshtë.

KARRIERA – Unë nuk kam kërkuar merita ndonjëherë në futboll. Thjesht, kam shkuar tek të gjitha klubet, dhe kam bërë punën si kam ditur ta bëj. Normale që presione ka pasur, por duhet të shohim shumë mënyrën e organizimit. Siç ishte Skënderbeu në atë periudhë, ishte një mënyrë organizimi shumë efektive për rritjen e një skuadra futbolli.

MERKATO NË SHQIPËRI – Kampionati tani ka nisur me shumë probleme, dhe duken skuadra që janë të organizuara më mirë, si Partizani, Kukësi apo Laçi, edhe pse ka 2 humbje. Janë skuadra që janë organizuar nga fillimi. Nuk do të thotë se kanë bërë ndonjë humbje tani apo disa oshilacione, e të hidhet puna poshtë. Thjeshtë duhet përqendrim ëm tepër.

SHQIPËRI E KOSOVË – Në të dy vendet, ka probleme që lindin në futboll. Në Kosovë, ka një dëshirë më të madhe për të rritur futbollin. Në Kosovë, ka djem shumë të talentuar individualisht. Duket në mënyrë se si Kombëtarja e Kosovës, ka përparuar në këtë periudhë.

Related posts

Sanchez drejt largimit nga Arsenal, Wenger gjen zëvendësuesin tek Leicester

Q.Autor

KUALIFIKIMI I ITALISË NË FINALE/ Bernardeschi thur elozhe Mancinit: I vetmi që e mendonte një gjë të tillë

Delo.autor

Mjeku i Zvicrës zbulon gjithçka/ Ja çfarë duhet të kesh në çantë gjatë Botërorit

Isa.Autor

Leave a Comment