Futboll Sport

“AI ISHTE MË I MIRI NË BOTË”/ Mourinho thur elozhe: Eto’o duhet ta fitonte…

Jose Mourinho nuk ka kursyer elozhet për Samuel Eto’o.

Sipas trajnerit portugez, sulmuesi kamerunas duhet të fitonte “Topin e Artë” pasi për disa vite Eto’o ka qenë sulmuesi më i mirë në botë.

“Është e vështirë të kuptohet pse Samuel Eto’o nuk e ka fituar kurrë Topin e Artë, duke parë karrierën e jashtëzakonshme që ka patur.

“E meritonte, edhe pse e di se nuk varet nga ne. Ka luajtur për skuadrat më të mira në kampionatet kryesore të botës, ka fituar kudo që ka shkuar dhe ka shënuar gjithmonë shumë gola”.

“Për më tepër, ka fituar tre Champions League, duke shënuar në dy finalet e luajtura me Barcelona-n. Me pak fjalë, ka qenë sulmuesi më i mirë në botë për disa vite”, tha Mouurinho për Cameroon Radio.

Në lidhje me gjysmëfinalen e 2010-ës, të luajtur si mbrojtës krahu me Inter-in: “Është sakrifikuar kundër Barcelona-s për të na ndihmuar të fitonim. Ishte ajo që i duhej skuadrës“.

Related posts

Mediat spanjolle e quajnë të kryer, Reali firmos për 35 milionë paund me portierin…

Isa.Autor

TASHMË ËSHTË NJË HAP LARG INTER/ Ja shifra e “çmendur” që Marotta ofron për Romelo Lukakun

Delo.autor

“DJAJTË E KUQ” KTHEJNË REZULTATIN/ Sulmuesi Rashford nuk gabon nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment