Futboll Seria A Sport

ARRIHEN MARRËVESHJET E REJA/ Inter u rinovon kontratat 3 titullarëve, ja emrat

Kohë rinovimesh në shtëpinë e Interit. Tre futbollistë janë gati të nënshkruajnë kontratat e reja me klubin zikaltër pasi kanë arritur marrëveshjet për rinovimet.

Bëhet fjalë për portierin Samir Handanovic, mbrojtësin Danilo D’ambrosio dhe sulmuesin Lautaro Martinez.

Handanovic pritet ta zgjatë deri në vitin 2022 kontratën që i skadon në vitin 2021, me të njëjtën pagë prej 3,2 milionë eurosh në sezon.

Do të rinovojë deri në 2022-in edhe D’ambrosio, i cili ashtu si Handanovic ka kontratë deri në 2021-in.

Mbrojtësi i kombëtares italiane do të përfitojë edhe një rritje të lehtë page.

Ndërkohë Lautaro Martinez, i cili është edhe titullari që paguhet më pak në kampin zikaltër me vetëm 1,5 milionë euro në sezon, do të rinovojë edhe një tjetër vit kontratën aktuale duke e zgjatur atë deri në vitin 2024, ndërkohë që paga e tij përfshirë edhe bonuset do të kapë shifrën e 3 milionë eurove në sezon, një shifër e konsiderueshme kjo për një 22-vjeçar.

Related posts

DËMTIMI I FRIKSHËM I MESFUSHORIT TË TIRANËS/ Reagon mjeku i Vllaznisë: Situata e tij është e…

Delo.autor

NBA/ Beal nuk mjafton për Wizards, Clippers triumfojnë ndaj Spurs

Delo.autor

KA DITËLINDJEN/ Sulmuesi Immobile feston 30-vjetorin me një mesazh për Klopp!

Delo.autor

Leave a Comment