Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“ATMOSFERA E NUK ËSHTË E MIRË”/ Flet kapiteni Hysaj: Tifozët prisnin të fitonim kundër Francës…

Elseid Hysaj ka folur në prag të përballjes me Islandën e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020.

Në një deklaratë për mediat, kapiteni i Kombëtares shqiptare, beson se ndeshjen e së martës skuadra kuqezi do të jetë e vendosur shumë mirë në fushën e blertë.

“Atmosfera nuk është e mire, por luajtëm me kampionët e Botës. Të gjithë e dinë se çfarë force ka Franca, të gjithë që luajnë kundër kësaj skuadre do të hasin probleme. Për ndeshjen e nesërme jemi të gjithë optimistë, jemi profesionistë dhe do të japim çdo gjë në fushë”.

Shiriti i kapitenit? “Jam gjithmonë i kënaqur ta kem këtë shirt dhe unë nuk kam frikë ta mbaj shiritin. Edhe Mavraj e ka mbajtur dhe na ka sjellë fat”.

Kritikat? “Përsa i përket Francës e dimë të gjithë se gjithmonë i kemi pasur këto zhgënjime. Në rrjetet sociale na kritikojnë, por nuk janë të shumtë, pasi tifozët na duan. Nuk është e drejtë, që të na sulmojmë, ne vijmë të luajmë për shtetin tonë dhe japim maksimumin për kombëtaren. Ne nuk kemi aq potencë të mundim Francë, njërëzit prisnin që në të shkonim aty dhe të fitonim 3-0, do shkonim të mbroheshim dhe të luanim për të marrë një rezultat pozitiv”.

Detyrat? “Unë e kam detyrën time në krah. Gjithë lojtarët janë në fushë për të bërë detyrat. Nuk është nevoja që lojtarët të bëjnë më shumë se sa roli i tyre. Kam besim që në ndeshjen e nesërme do jemi shumë mirë në fushë dhe do të luajmë një ndeshje të bukur”.

 

Kujtojmë që ditën e martë në orën 20:45 Shqipëria pret në “Elbasan Arena” përfaqësuesen e Islandës.

Related posts

Nis “operacioni fshesa” tek Roma/ Verdhekuqtë bëjnë gati listën me largimet (DETAJE)

Isa.Autor

BATUTË E LEZETÇME ME EDIN DZEKON/ Rikonfirmohet mbret i barcaletave, Totti gabon ditën e derbit

Delo.autor

LIVERPOOL VAZHDON SERINË E FITOREVE/ Flet trajneri Klopp: Ishte një lojë emocionuese, Sadio Manen e hoqa sepse…

Delo.autor

Leave a Comment