Futboll Seria A Sport

MILAN SIGUROI NJË VEND NË CHAMPIONS/ Kessie dhe Calabria në festë: Fitore e madhe, por është vetëm…

Njeriu i ndeshjes dhe mbase i sezonit. Frenk Kesi u shfaq shumë i lumtur për ritualin e intervistave që pasuan Atalanta-Milan. Synimi Champions, edhe pse mes vështirësive u arrit e për këtë mision afrikani u shpreh:

“Jam shumë i emocionuar dhe i lumtur. Pas shtatë vitesh,jemi përsëri në Ligën e Kampionëve. Falënderoj shokët e mi të skuadrës, klubin dhe të gjithë stafin. Ne duhet të vazhdojmë në këtë rrugë për t’u rritur edhe më tej në sezonet që do të vijnë”. Pesha e penalltive dhe ftohtësia në realizimin e tyre është një sinjal i qartë i dimensionit të arritur nga mesfushori i Milanit. Mbi 4200 minuta cilësore e bëjnë mall të kërkuar në merkato, ndaj kontrata e tij do të jetë një ndër çështjet primare të verës së drejtuesve kuqezi.

Kesi nuk mendon për asgjë përveç pushimeve, teksa për të mbyllur deklaratën e tij u shpreh: “Është normale që në të tilla ndeshje topi të peshojë. Kur godet një penallti mund ta shënosh ose jo, por unë nuk kam frikë të gaboj. Gjithsesi, meritat nuk më takojnë mua, por të gjithë skuadrës e po ashtu tifozëve. Jemi krenarë për arritjen tonë. Jemi të vetëdijshëm që kemi bërë diçka të madhe, por nuk duhet të mjaftohemi me kaq. Misioni i radhës është rritja e mëtejshme sepse edhe rrugëtimi që mendojmë të realizojmë është ende i gjatë”.

KALABRIA – Davide Kalbria, edhe si milanist, e shijoi pak më tepër suksesin ndaj Atalantës. Lidhur me rikthimin në Champions, mbrojtësi u shpreh: “Është vetëm një pikënisje. Champions-i ka qenë gjithmonë shtëpia e Milanit. Duhet të kthehet në normalitet. Kush e mban këtë stemë në gjoks e di se qëllimi është ai. Ka qenë një rrugë e gjatë në vitet e fundit ka pasur vështirësi, por ky klub ka dhënë stabilitet dhe lojtarët kanë dhënë gjithçka që mund të japin dhe jemi të kënaqur me atë që kemi bërë”.

Related posts

E BUJSHME/ “Një tjetër familje që shkatërrove për një ku*vë”, Wanda Nara ndahet nga Icardi pas tradhtisë (FOTO)

Delo.autor

PËRBALLJA FINALE NDAJ “GJELAVE”/ Luis Enrique: Franca është më e mira në botë, por ne kemi një avantazh

Delo.autor

SFIDON KAMPIONËT E ANGLISË/ Mesfushori Matic: S’mund të lejojmë që të ndodhë më një gjë e tillë

Delo.autor

Leave a Comment