Futboll La Liga Sport

BARAZIMI PA GOLA ME DORTMUND/ Griezmann kërkon kohë për t’u kuptuar në fushë me “Pleshtin” dhe Suarezin

Antoine Griezmann insistoi se atij do t’i duhet kohë për të krijuar lidhje të mirë në fushën e lojës me Lionel Messin dhe Luis Suarezin, pasi Barcelona barazoi pa gola me Borussia Dortmundin në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të Ligës së Kampionëve.

“Ky është muaji im i dytë që kur kam ardhur këtu. Unë duhet të mësohem me këtë dhe të luaj më shumë me ta për t’i kuptuar lëvizjet e Suarezit dhe Leos”, tha Griezmann.

“Ne goditëm në portë mjaftueshëm dhe duhet të përmirësohemi dhe të punojmë për këtë gjë. E fituam një pikë kundër Dortmundit dhe nuk është keq”, deklaroi sulmuesi i katalanasve.

Related posts

“KËRCËNON” PORTIERIN STRAKOSHA/ Pepe Reina: Do të luaj deri sa të…

Delo.autor

KAPITULLIMI NË “BERNABEU”/ Reali feston 117-vjetorin në rrjetet sociale, ja çfarë bëjnë tifozët (VIDEO)

Delo.autor

“Ç’janë këto deklarata?” Figo kritikon André Gomes

Q.Autor

Leave a Comment