Futboll Sport

BARCA I THOTË “JO” NEYMARIT/ 300 milionë euro për të transferuar “yllin” e madh

Ylli francez, Kylian Mbappe thuhet se është bërë objektivi kryesor merkatos së verës për klubin e Barcelonës.

Kampionët spanjollë janë përpjekur të transferojnë yllin e Brazilit, Neymar, pasi ai shprehu dëshirën e tij për t’u larguar nga Paris Saint-Germain.

Por, asnjë veprim nuk u materializua përpara se të mbyllet dritarja e transferimeve dhe Neymar mbeti në Ligue 1.

Barcelona mund të përfundojë ndjekjen e tyre për Neymarin dhe të kthejë vëmendjen te shoku i tij i skuadrës, Mbappe.

Sipas gazetës katalanasve “Mundo Deportivo”, shumë në klub e shohin Mbappen si një mundësi më të mirë me më shumë potencial sesa Neymar, megjithëse pritet të jetë më i kushtueshëm.

Për talentin e madhe francez në garë është edhe Real Madridi dhe transferimi i tij drejt “Camp Nou” mund të kushtoj deri në 300 milionë euro.

Related posts

TËRBOHET PEREZ/ Trajneri 45-vjeçar NUK PRANON të marrë drejtimin e REALIT

Isa.Autor

DISFATA NË KAMPIONAT/ Dy lojtarët e Bayern Munich “përplasen” për humbjen

Delo.autor

Kupa e Botës/ Publikohen formacionet zyrtare të takimit Portugali-Marok

Sadik.Autor

Leave a Comment