Futboll Sport

ELIMINATORET “EURO 2020″/ Irlanda ndan pikët me Zvicrën dhe vazndon në krye

Irlanda dhe Zvicra kanë ndarë pikët në ndeshjen e pestë në Grupin D në kualifikimet për Euro 2020.

Zvicra nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë në udhëtim te lideri i Grupit D, Irlanda, duke barazuar 1-1.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, dy golat u shënuan në 45 minutat e pjesës së dytë.

Fillimisht ishte sulmuesi, Fabian Schaer, ai që realizoi për 1-0 në minutën e 74’, duke kaluar Zvicrën në epërsi.

Barazoi gjithçka David McGoldrick në minutën e 85’, për rezultatin përfundimtar 1-1.

Pas këtij barazimi, Irlanda vazhdon të jetë lider i Grupit D me 11 pikë, kurse Zvicra gjendet në vendin e tretë me pesë pikë dhe me dy ndeshje më pak se rivali i sotëm.

 

Related posts

ORËT E FUNDIT TË MERKATOS/ Erik Ten Hag jep përgjigjen përfundimtare në lidhje me të ardhmen e Ronaldos

F.autor

MOTO GP/ Yamaha letër “Doktor” Rossit: Ti dhe unë kishim moton “Ose garojmë, ose vdesim”

Delo.autor

BAYERN-BARCELONA/ Bavarezët” për prestigj, “Katalanasit” synojnë fitoren me çdo kusht (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment